Nga Artur Nura
Në kënd vështrim personal më rezulton se shoqëria Shqiptare është nën vartësinë tradicionale të një kulture irracionale inferioriteti ndaj të huajve! Ky fenomen sigurisht që është shumë dimensional dhe parimisht duhet të ketë disa lloj shkaqesh dhe interpretimesh.
Personalisht duke qënë partizan publik i teorisë së racionalitetit në kulturën tonë të përgjithshme, besoj se duke mos mohuar padyshim anën mjaft pozitive të këtij fenomeni që dimensionohet edhe në traditën e mikpritjes Shqiptare, ajo më duket përgjithësisht irracional.
Padyshim që kemi te bëjmë me një perceptim personal dhe nuk mund të them se unë jam ndryshe nga të tjerët, të cilët si edhe unë, edhe mund të gabojnë! Por, me kënaqësi dua të ndaj eksperiencat e mia relative me lexuesin dhe sigurisht besoj se me këtë rast duhet analizuar pozicioni ynë publik dhe mediatik ndaj miqësisë amerikane, përkatësisht dy qytetarëve të veçantë të përtej oqeanit…
Duke shoqëruar një Anglez dhe një Spanjoll
Fillimisht dua të ndaj me lexuesin një eksperiencë të vitit të vështirë 1997 dhe gjatë atyre zgjedhjeve po aq të vështira, kur shoqëroja dy vëzhgues ndërkombëtar të OSBE-së në qytetin e Peshkopisë nga vjen prejardhja e familjes time.
Njëri ishte Anglez dhe tjetri Spanjoll dhe padyshim edhe për shkak të historisë së ndryshme të dy vendeve përkatëse edhe ata ishin të ndryshëm nga njëri tjetri. Ndërsa do niseshim nga Tirana për Peshkopi dhe sipas traditës Shqiptare unë u ofrova kafen e mëngjesit dhe i parapagova ato! Rrugës së lodhshme ndërsa ndaluam diku Spanjolli nuk më lejoi te rri-pagoja dhe u bë ai qerasësh për rastin!
Në ndalesën e tretë…, për hir të së vërtetës pagova përsëri unë! Spanjolli më pa me mos aprovim! Anglezi buzëqeshi me kënaqësi, ndonëse sipas thashethemeve merrnin rreth 1000 Usd në ditë për të vëzhguar zgjedhjet tona! Por, në ndalesën e katërt edhe sipas traditës Britanike nuk mund ti shmangej më pagesës dhe ndërsa na bleu vetëm një fanta të madhe na kërkoi ta paguanim të tre! Spanjolli duke vënë re sikletin tim, dhe kontributin e tij duke më imponuar edhe mua të bëja të njëjtën gjë!
Personalisht me mjaft pasion u kisha shpjeguar miqve të huaj traditën e mikpritjes Shqiptare ndaj mikut dhe faktin që për të cilën ne përgjithësisht krenoheshim! U kisha treguar gjithashtu se këtë gjë do ta vërtetonin ndërsa do të vizitonim qytetin e prejardhjes së familjes sime, Peshkopi! Dhe, vërtetë ashtu ndodhi, kudo që shkuam fshatarët e atyre zonave me shprehjen e ngrohtë “Bujrëm” dërgonin fëmijët e tyre të blinin me lista pagesash ato çka do qerasnin miqtë e tyre të rrallë te huaj…
Të reflektosh për rastin në përgjithësi…
Personalisht vura re se mikpritja e ngrohtë Shqiptare, të paktën për Anglezin shihej si diçka e rrallë dhe primitive nga e cila vetëm duhej përfituar! Për Spanjollin, historia e varfërisë së vendit të tij ka ndryshuar më së voni, perceptimi për rastin dhe traditën tonë ishte disi ndryshe, ndonëse edhe ai u bë përfitues i kësaj tradite e cila zbrazte xhepat e grisur të atyre fshatarëve për të kursyer ato të…!
Në fakt kulmi i divergjencës së kulturave arriti në fshatin më të varfër të Peshkopisë dhe ndoshta të Republikës, ku Anglezi më pyeti nëse edhe ata fshatarë e kishin traditën e mikpritjes Shqiptare dhe do na ofronin drekën! Ndërsa Spanjolli më pyeti përse ata njerëz jetonin akoma në atë vend të humbur dhe nuk ja mbathnin një orë e më parë prej aty…!
Anglezit pse jo, i thashë me sarkazëm se ne ate zone dhe meqenëse ajo popullsi “mund” te ishte angleze…, nuk ishte zakoni mikpritjes tradicionale! Habise krejt normale nga ana e tij, i shtova argumentin e qenesishem se vetëm ne ato zona shqiptare “I” te lexohet “Aj” si ne anglisht, ndaj – duke buzëqeshur jo pa kënaqësi te dukshme – i shpjegova se ata shpi-se, i thon shpaj, Ti-se, Taj, mik-ut, majk, e kështu me radhe… 🙂