Home KRYESORE Kur fqinji të denoncon se po e ndot

Kur fqinji të denoncon se po e ndot

Nga Mentor Kikia

Në Bruksel ne nuk jemi problematikë vetëm sepse nuk po ndërtojmë dot shtetin e ligjor, nuk bëjmë dot zgjedhje të pakontestueshme, apo se nuk po bëjmë dot reformën në drejtësi. Më shumë dhe më keq se kaq, tashmë jemi të denoncuar edhe se po ndotim fqinjët. Një eurodeputete kroate u ankua në Komisionin Europian sepse shqiptarët i hedhin plehrat në lumë, nga lumi në det dhe deti i con deri në brigjet dhe plazhet kroate.

Për kroatët turizmi është miniera e arit dhe pusi i naftës. Cdo vit tonelata të tëra mbetjesh shkarkohen nëpër përrenj e lumenj dhe ne det përfundojnë vetëm plastikat. Të tjera precipitojnë. Shtretërit e lumenjve janë një imazh tronditësh, përtej të imagjinueshmes. Bregdeti ynë, cdo pranverë, është një katastrofë për shkak të mbetjeve që rikthen deti. Por ne jemi bërë problem edhe për fqinjët. Tre vjet më parë, shishe plastike me mbishkrime në gjuhën shqipe u filmuan deri në Dubrovnik.

Tani jemi edhe zyrtarisht të denoncuar!  Një sfidë e madhe për të gjithë. Qeverinë qëndrore, bashkitë por mbi të gjitha vetë qytetarët.

Kultura e hedhjes së mbeturinave fillon që tek shkalla, në ashensor, në rrugë… vazhdon në përrua, e në lumë. Eshtë e papranueshme që makinat e bashkive dhe, deri dje kumunave, ti mbledhin mbeturinat e ti shkarkojnë në lumë.

Share: