Nga Besarta Neza*
Debati mes Universiteteve publike dhe atyre private i ngjan tё gjithё debateve tё tjera banale pёr nga mёnyra sesi diskutohet. Duhet mos tё manipulohemi dhe tё kutpojmё qё ky debat ёshtё kthyer jo mё kot nё njё perversion tё pushtetit. Njё pushtet jo demokratik ka nevojё pёr forma tё tjera pёr tu mbajtur. Nё radhё tё parё ёshtё pikёrisht fryrja e ndasive nё vend. Shqiptarёt ranё dhe njёherё viktimё e kёtyre skemave antikombёtare.
Jo mё kot pushteti u pёrkujdes qё nё fillim tё vinte nё konflikt pa fund mes tyre pronarёt me ishpronarёt, tё ardhurit me vendasit, veriorёt me jugorёt, tani ish nёnpunёsit me ata nёnpunёsit deri aty sa kanё ndarё dhe artistёt, arkitektёt, apo dhe profesorёt mes tyre. Kleptokratёt e sistemit, mund tё prosperojnё vetёm nёse krijojnё kёtё rrjet pervers solidariteti mes tyre, duke shpёrndarё privilegje dhe ndere reciproke.
Nё asnjё vend perёndimor debati nuk bёhet, duke akuzuar universitetin publik dhe atё privat. Kёta palaço duan tё na vёnё patjetёr kundra njёri tjetrit si pёr çdo fushё tjetёr. Shqipёria ёshtё shtet me demokraci liberale, dhe pranon nё Kushtetutёn e saj qoftё pronёn publike qoftё dhe atё private. Thjesht sepse tё dyja kёto janё komplementare pёr njёra tjetrёn. Provuam çdo tё thoshte 50 vjet tё privuar nga njёra prej tyre, mos tё provojmё tani se çdo tё thotё tё privohemi dhe nga tjetra.
Pikёrisht. Nuk mund tё marrim si premisё universitetin publik shqiptar sikur sot ai mbron interesin publik. Universiteti publik ka kaluar nё dekadencё tё plotё, ku ajo qё kurohet ёshtё vetёm interesi personal, familjar dhe ai partiak apo dhe gjёra mё tё perverse. Universiteti publik ishte degjeneruar shumё kohё mё parё sesa tё lindin universitet private nga viti 2005.
Pra e vёrteta ёshtё qё lufta sot, nuk bёhet pёr tё mbrojtur interesin publik (qё ёshtё studenti shqiptar dhe shoqёria e arsimuar nё pёrgjithёsi), lufta bёhet kush do ketё mё shumё klientё dhe parastudentё.
Nuk dua kёtu tё bёj avokatin e universiteteve private. Dua tё them qё raporti mes privates dhe publikes nё Shqipёri, nё gjitha fushat jo vetёm nё arsim, ёshtё kritik. Duhet tё kuptojmё qё fenomeni privat ёshtё njё shtyllё kryesore e shoqёrive moderne, por qё tё funksionojё ka nevojё pёr rregulla. Dhe kёto rregulla i garanton vetёm shteti. Pra fakti qё nё kёtё vend, nuk ndёrtuam dot shtet (nё kuptimin e njё subjekti qё kuron interesin publik) kemi goditur jo vetёm publiken por dhe iniciativёn e lirё private apo dhe pronёn private.
Qё fenomeni privat tё prosperojё ka nevojё pёr oksigjen, dhe oksigjeni i tij ёshtё konkurrenca e lirё dhe konkurrenca e lirё do tё thotё sundim i ligjit. Fakti qё kjo kastё pushtetarёsh nuk i interson sundimi i ligjit, do tё thotё vetёm qё duan tё vegjetojnё duke paralizuar fenomenin privat dhe zhdukur atё publik. Pra nё kёtё mёnyrё, çfare kuptimi ka debati mes universitetit publik dhe atij privat kur tё dy janё viktima tё kёsaj kaste politikanёsh.
A nuk ёshtё pёrgjegjёsia e kёsaj klase politike qё lejoi fabrikimin e diplomave dhe mbylli sytё dhe kur provat e skandalit erdhёn nga Italia. Si mund tё qёndorjё nё treg, njё univeristet privat serioz kur dikush luan kaq pisёt. Kush i krijon dhe kush i mbёshtet kёto univeristete pёrveç kёsaj kaste politikanёsh, magjitratёsh etj. A nuk dinte klasa politika dje dhe sot, se kush drejton Universitetet publike, se fёmijёt e tyre dhe tё partisё kanё marrё peng universitetet publike pavarsisht mijёra tё diplomuarve qё kanё mbaruar nё univeristetet perёndimore. Kёtё e dinё tё gjithё por vetёm pёr kёtё nuk flitet.
Thamё qё nё fillim, qё universietetet private janё komplemetare me ato publike dhe nuk mund ti zёvendёsojnё kurrё te parat, thjesht sepse interesi publik nuk mund tё bёhet kurrё privat. Universiteti privat, si çdo fenomen tjetёr privat, i pёrgjigjet ligjeve tё tregut. Pёr kёtё arsye ai kupton mё mirё tregun dhe dinamizmat e tij. Ai mund tё krijojё degё tё reja, inovative, tё pёrgatisё operatorё sa mё tё mirё nё shёrbim tё tregut, pa burokracinё shtetёore. Dhe kjo ёshtё shumё pozitive, thelbёsore qё ekonomia e vendt tё funksionojё.
Por nёse Universitetti privat, ka frekuencё tё lartё ka dhe gjatёsi vale tё shkurtёr, Universiteti publik ka tё kundёrtёn, frekuencё tё ulёt por gjatёsi vale tё gjatё. Dmth, Universiteti publik ёshtё i detyruar tё mbёshtesё dhe ato degё qё jo domosdoshёmrisht, i duhen tregut, ose qё i duhen tregut sot. Ato mund ti shёrbjenё ekonomisё kombёtare pas 20 vitesh. Republikёs i duhen gjithashtu dhe njerёz jo vetёm si operatorё ekonomikё por dhe tё formuar nё tё gjitha fushat pёr tё mundёsuar funksionimin e demokracisё. Pra, Shteti nuk ka vetёm qёllime ekonomike, por dhe shumё tё tjera, jo mё kot ka kaq shumё ministri dhe shёrbime.
Nёse tregu do zgjidhte nё mёnyrё perfekte gjithcka, do lindte pyetja pse ekziston shteti dhe cilat interesat mbron ai. Duhet tё kuptojmmё qё pikёrisht, duke u nisur nga imperfeksionet e llogjikёs sё tregut, ekzistojnё sot, disiplina si e drejta e konsumatorit, e drejta e punёs etj, pёr tё treguar kompleksitetin e raporteve qё krijohen nё marrёdhёniet ndёr subjekteve. Nёse njё shtet perёndimor ose vetё BE-ja psh. tregohet kaq e kujdeshme dhe prodhon mijёra direktiva pёr cilёsinё e domates, nuk duhet tё tregojё pak mё shumё vёmendje pёr njё produkt si dija qё ёshtё shumё mё e rendёsishme se perimet?
Ata qё pёllasin kundra ose pro universiteteve private, nuk duan tё mirёn e privatit dhe iniciaitivёs sё lirё ekonomike, duan thjesht njё mburojё politike qё bizneset e tyre tё privilegjohen ende jashtё konkurrencёs sё lirё.
Universietet private, nёse do funksionin si jashtё shtetit, bёhen komplementare me ato publike, pasi mund tё ofrojnё shumё degё tё specializuara, hi tech nё shёrbim tё nevojave emergjente tё tregut. Pёr kёtё mund tё afrojnё pedagogёt mё tё mirё nё treg dhe kjo ёshtё shumё pozitive. Fakti, qё kjo nuk ka ndodhur dhe janё tё njёjtat degё si nё publik ashtu dhe nё privat tregon qё fenomeni privat nuk ka funksionuar sepse nuk ka funksionuar kurrё ai shtetёror. Nёse privatёt nuk respektojnё rregullat, nuk ёshtё thjesht faji i privatёve. Edhe pёr kёtё faji ёshtё i shtetit qё ka hequr dorё nga mbrojtja e interesave tё shoqёrisё dhe ka lejuar sportin e vjedhjes kombёtare.
Nёse shitjen e diplomave apo vjedhjen nё pёrgjithёsi do ja lije nё dorё vetё privatёve atёherё pёrse do krijonim shtet e gjithё kёtё kastё kusarёsh me kollare qё pёr tё vjedhur nuk kanё nevojё as pёr maskё.
Pra nё fillim duhet tё rindёrtojmё SHTETIN E RЁNЁ, pastaj gjithё orenditё qё i duhen shtёpisё tonё tё pёrbashkёt, ku patjetёr futen dhe Universitetet private simotra tё atyre pёrndimore. Heqim dorë nga slloganologjia dhe mendojmë të ndërtojmë një shtet normal, që di të mbrojë interesin publik dhe kombëtar si është arsimi për një vend që synon ti bashkohet familjes së madhe evropiane.
*Besarta Neza është aktiviste e ShqipOn