Home KRYESORE Majko ve ne veshtiresi Edi Ramen

Majko ve ne veshtiresi Edi Ramen

Pandeli Majko shfrytëzoi rastin për të thumbuar kryeministrin Edi Rama ndersa ai e ftoi të jepte teserat për të rinjtë e Tiranës që anëtarësohen në PS.

Majko, sapo mori fjalën, i kujtoi se duhet të bënte kujdes kur ia ngarkonte atij këtë “detyrë” –  “Unë në fakt e kam pak doirën ters… se ia kam dhënë teserën Koço Kokëdhimës. Ia kam dhënë edhe Ben Blushit. Kështu që, zgjidh e merr tani mes të dyve, se nga ana e cilit do shkosh…”,- iu drejtua Majko të riut të punësuar në administratën publike dhe indirekt Ramës.

Kjo batutë e vuri në vështirësi Ramën, i cili fillimisht nuk preferoi t’i përgjigjej, por më pas tha: “Këtu shumë kanë ardhur dhe kanë ikur, por Pandi u ka mbijetuar të gjitha dallgeve në PS. Prandaj dhe unë shkoj gjithmonë pas Pandit dhe më ecin mirë gjërat… po edhe ti pas Pandit shko…” (i tha Rama të riut që mori teserën e PS).

Share: