Home KRYESORE Marredheniet Kosove-Serbi, Me shume stanjacion sesa ngopje

Marredheniet Kosove-Serbi, Me shume stanjacion sesa ngopje

Nga Lisen Bashkurti

Lexova me kujdes nje analize te nje kolegu me pervoje dhe kulture diplomatike per marredheniet Kosove-Serbi. Konkluzioni kryesor i autorit ishte se marredheniet Kosove-Serbi kane arritur pike ngopje.

Une mendoj se marredheniet Kosove-Serbi me shume sesa ne pike ngopje jane ne stanjacion. Le te veshtrojme teorikisht, historikisht dhe konkretisht keto dy qasje.

1. Teorikisht, koncepti i ngopjes ne marredheniet nderkombetare dhe diplomaci konsiderohet ne dy raste: se pari, kur dy ose me shume pale ne proces diplomatik shterrojne gjithe mjetet diplomatike dhe per kete arsye arrijne ne pozitat me ekstreme, pertej te cilave ngelet vetem perdorimi i forces. Se dyti, koncept diplomatik i ngopjes arrin athere kur dy ose me shume pale ne procesin diplomatik kane arritur nje balance kaq te perafert ndermjet tyre sa qe asnjera nuk mund te ndryshoje tjetren.

2. Historikisht, fenomenin e ngopjes e kemi pasur ne Krizen e Berlinit (1961) dhe ne Krizen e Raketave ne Kube (1962). Kriza e Berlinit ishte poliko-strategjike midis dy Blloqeve te Luftes se Ftohte. Kriza e Raketave ne Kube ishte midis ShBA dhe BRSS. Pozitat ekstreme dhe balanca shume shume e ekuilibruar qe karakterizoi keto dy kriza sollen detenten-relaksimin e marredhenieve Perendim-Lindje.

3. Konkretisht, vijme te rasti i marredhenieve aktuale Kosove-Serbi. Bazuar ne teorine dhe historine e marredhenieve nderkombetare dhe diplomacise mendoj se per momentin nuk perjetojme nje ngopje ne marredheniet Kosove-Serbi, sepse palet nuk i kane shterruar teresisht mjetet diplomatike deri ne ate ekstrem saqe kane mbetur t’u kthehen mjeteve te forces dhe sepse palet nuk i jane afruar kurrefare balance midis tyre.

Ne fakt te dy palet perjetojne stanjacion: Kosova kerkon njohjen nga Serbia qe te mund te avancoje njohjen nderkombetare dhe normalizimin e marredhenieve me vete Serbine. Serbia kerkon injorimin e realitetit ‘de fakto’ te shtetit te pavarur te Kosoves qe te mund te imponoje interesat nacionale ne rajon dhe ato gjeopolitike ne Euro-Azi.

Te dy palet perjetojne kete stanjacion per dy arsye shume themelore.

Nga pikpamja e brendshme dhe bilaterale stanjacioni krijohet nga Kushtetuta e Serbise. Politika e jashtme eshte vazhdim i polikes se brendshme ne marredheniet nderkombetare. Dhe te dyja perbejne politiken publike dhe kombetare qe buron kryekeput nga Kushtetuta e Serbise. Nese kerkojme te dalim nga ky stanjacion duhet ndryshuar kjo Kushtetute. Perndryshe procesi do peshtillet rreth ceshtjeve teknike pa zgjidhur problemin themelor politik midis dy paleve, Kosove-Serbi.

Nga pikpamja e jashtme multilaterale te dy palet kane ndermjetesues Bashkimin Evropian. Kjo organizate nuk eshte as shtet federal qe te kete politike te jashtme dhe diplomaci unike. Nuk eshte as OKB qe te jete organizate shtetesh teresisht sovrane. BE eshte midis shtetit federal dhe organizates universale. Pikerisht per kete status ‘sui generis’ BE mban politikisht qendrim neutral ndaj statusit te Kosoves. Ndaj dhe BE ne dialogun Kosove-Serbi peshtillet rreth ceshtjeve teknike pa tentuar te zgjidhe problemin themelor midis tre paleve: BE-Kosove-Serbi. Pra nyja kerkon zgjidhje politike. Mekanizmat qe po perdoren kerkojne zgjidhje teknike. Asnjera pale nuk ka mundesi dhe fuqi oer re adresuar zgjidhjen politike.

Pra ndodhemi ne nje situate diplomatike jo te ngopur, por stanjacioni. Nga kjo situate mund te dilet me nje indikator shtyse me te fuqishem nderkombetar-Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Le te shpresojme se agjenda e Presidentit e ardhshem te ShBA do e ndermarre kete hap final per ta nxjerre marredhenien Kosove-Serbi nga stanjacioni dhe per ta nxitur diplomacine e BE qe te shkoje pertej retorikes boshe te neutralitet.

Share: