Home KRYESORE MENU DEDIKUAR DASHURISË

MENU DEDIKUAR DASHURISË

Këtë do të përcjellë për të gjithë të dashuruarit në ditën e ‘Shën Valentinit’ kuzhinieri lezhjan, Alfred Marku. Gatimet që në fakt do të jenë një kreativitet i kësaj dite të veçantë, do të kenë jo vetëm pamjen e dedikuar ‘Shën Valentinit’, por sigurisht edhe shijen e saj. Alfredi përcjell disa prej këtyre gatimeve, duke bërë një përshkrim të pjatës, që sipas tij, duhet të jetë me e kërkuara.

Por, përse kërkohet edhe në kuzhinë të ketë refleksion të ditës së të dashuarve? Për kuzhinierin lezhjan Alfred Marku, shpjegimi është krejt i thjeshtë. Sipas Alfredit, ‘Shën Valentini’ është një ditë e veçantë, një ditë që u dedikohet të gjithëve, por sigurisht që nuk mund dhe nuk duhet të përjetohet si një ditë e zakontë. Dhuratat janë pjesë e rëndësishme, pra që do të thotë se edhe kuzhina është pjesë e rëndësishme, ndaj duhet të jetë ndryshe prej ditëve të tjera.

Cili është interesimi i klientëve për të provuar gjithçka ndryshe në ditën e ‘Shën Valentinit’? Për këtë Alfredi thotë pa frikë se njerëzit guxojnë, e kjo sepse duan që kjo ditë të jetë e veçantë dhe ne ua bëjmë të tillë. Edhe për kuzhinën duhet shumë dashuri, si në gatim ashtu edhe për t’a shijuar, ndaj 14 shkurti nuk e përjashton edhe këtë sfidë edhe për kuzhinierin lezhjan Alfred Marku.

Share: