Nga Suzana Tahiri
Kriza e gjatë dhe e dhunshme e opozitës në Kosovë, përveç qytetarëve, ka shqetësuar mjaft edhe faktorin ndërkombëtar, aleatët më të ngushtë të saj dhe sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Përpjekjet e presidentes Atifete Jahjaga, në prani edhe të ambasadorit të SHBA dhe BE, për të ulur palët në dialog dhe për të gjetur një zgjidhje kompromisi, janë bojkotuar nga një pjesë e opozitës dhe konkretisht nga “Vetëvendosja” dhe “Nisma”. Një farë relektimi është parë nga “AAK” e Ramush Haradinaj që së paku ka marrë pjesë në tryezë, megjithëse nuk ka lëvizur nga kërkesa e përbashkët për zgjedhje të parakohshme parlamentare
Fill pas kësaj tryese ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie tha qartë e prerë se opsioni i opozitës së mbetur për zgjedhje të parakohshme nuk mbështetet prej Departamentit Amerikan të Shtetit, madje është frenues për zhvillimet e ardhshme në shtetin më të ri dhe të brishtë të Europës.
Pak a shumë të njëjtin qëndrim mbajti edhe përfaqësuesi i Brukselit, çka detyron edhe opozitën për të ridimensionuar veprimete saj që të jenë më të arsyshme, më konstruktive dhe në të mirë të zhvillimit të gjithanshëm të Kosovës.
Nga ana tjetër opozita ka edhe një rol tjetër në demokraci: të tregojë se çfarë di të bëjë më mirë se pozita në pushtet, çfarë reformash do të ndërmarrë në katër pushtetet kryesore, sidomos në ekonomi dhe gjyqësor dhe çfarë raportesh do të ketë me partnerët euro-atlantikë. Një opozitë e izoluar nuk i duhet askujt, as antarëve dhe drejtuesve të saj dhe kurrsesi qytetarëve të Kosvës që kërkohen të integrohen sa më shpejt në familjen europiane
Pikërisht kjo anë ndërtuese e opozitës ende nuk ka dalë në sipërfaqe dhe më shumë në sy të qytetarëve të Kosovës shfaqet si një grupim politk që synimin e vetëm ka marrjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo mjet