Home KRYESORE Moratoriumi, një hap i madh për të ndalur katastrofën

Moratoriumi, një hap i madh për të ndalur katastrofën

Nga Mentor Kikia

Më në fund një vendim i madh. Moratoriumi për ndalimin, kontrollin, e prerjes së pyjeve. Pas nismës së Enver Hoxhës “tu qepemi kodrave dhe maleve, ti bëjmë pjellore si edhe fushat”, dhe pas fushatës së tranzicionit “të shfarosim gjithçka që ka në male”, Shqipëria është vendi me mjedisin më të shkatërruar në kontinentin europian.

Nuk u bë shfrytëzim dhe prerje normale pyjesh, por u bë shfarosje. Njerëzit për herë të parë në histori treguan se janë më të këqinj se zjarri. Pasoja e sjelljes barbare me natyrën në këtë vend do të ndjehen për dekada me radhë, por e rëndësishme është të ndalohet, të vendoset një vijë e kuqe. Dhe moratoriumi është vija e kuqe.

Por ligji nuk ka fuqi magjike, ai vetëm parashikon se sa dhe si duhet të ndëshkohet ai që e shkel. Tashmë sfida e madhe është zbatimi i ligjit.

Ligji nuk duhet të bjerë mbi atë fshatarin që jeton në mal, dhe që prêt dru me sopatë për tu ngrohur, dhe nuk ndalon kamionët dhe sharrat. Megjithatë nuk kemi pse paragjykojmë. Të gjithë duhet të kontribuojmë.

Share: