Home KRYESORE Ne qe u takuam me Kerryn jemi ndryshe nga llafazanet, online-istet apo...

Ne qe u takuam me Kerryn jemi ndryshe nga llafazanet, online-istet apo komplotistet…

Nga Besnik Aliaj

SOT NDIHEM KRENAR!

Sot ne takimin e Sekretarit te Shtetit John Kerry ne Tirane me 8 perfaqesues te shoqerine civile dhe botes akademike ishte edhe zv-Dekani jone i Arkitektures, Dizajnit dhe Inxhinjerise ark. Saimir Kristo …

Jam krenar sot per te dhe per gjithe historine tone institucionale 20 vjecare nga Instituti Co-Plan tek Universiteti Polis, si dhe per gjithe trashegimine tone te suksesshme e bashkepunimit me USAID, Ambasaden ne Tirane, dhe me vete State Department …

Tashme ne Polis/Coplan kemi nje komunitet te gjere te edukuar dhe trajnuar ne disa nga shkollat me te mira te SHBA, fale besimit te taksapaguesve dhe autoriteteve amerikane, por edhe te produktit tone te prekshem, transparent dhe me pergjegjesi sociale qe sot edukon cilesisht qytetare e profesioniste te rinj nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia e Italia. Nje platforme e vertete rajonale edukimi, kerkimi dhe praktike …

Sekretari Kerry dhe Ambasada ne Tirane sot na dhane nje njohje me shume (qe eshte ne fakt nje njohje cilesore) per punen tone si ekip. Nje pune e veshtire por e bukur ne keto 20 vjet sa historia e vete tranzicionit shqiptar …

Ne nuk jemi ketu rastesisht! Ndryshe nga llafazanet, online-istet apo komplotistet ne kemi perveshur menget ne realitet dhe kemi konsoliduar tashme nje model konkret se si mund te jete Shqiperia europiane. Ndryshe edhe nga ata skeptike qe emigruan jashte ne u kthyem dhe rezistuam ketu!

Ndaj sot ndihem shume mire, sepse jo vetem qe ky eshte moment njohje i lakmueshem besueshmerie i cilesise se punes sone, por sidomos edhe per faktin se gjithshka eshte arritur me pune korrekte dhe vetem me pune! E jo vetem qe s’na ka perkedhelur kush, por vetem sa na kane penguar. Ne ja kemi dale vetem duke mbrojtur pavaresine si nje gje te shenjte, dhe mbi te gjitha pse e dime qe s’mund te jemi perfekt, se pranojme edhe kritiken, dhe luftojme te persosemi nga pak cdo dite …

Flm Saimir Kristo & ekipi Polis/Coplan!

Faleminderit John Kerry!

Thank you USA!

Share: