Nga Klodian Tomorri
Ne vitin 1342 nje baron anglez qe kishte dale per gjueti shkel mbi arat e mbjella te fermereve duke shkaterruar gjithe prodhimin e tyre. Fermeret i pllakos uria. Pas kesaj, te pasigurte per token e tyre, ata pushojne se e punuari ate. Thjesht largohen ne nje tjeter vend. Toka ishte aty, por askush nuk guxonte ta punonte me. Shume shpejt si fermeret ashtu dhe baroni, i cili jetonte me taksat e tyre, perfundojne te varfer.
Ne vitin 2016, ne Republiken e Bananes, nje biznesmen, ashtu si cdo dite, eshte duke shkuar ne pune. Papritur merr nje lajm. Dikush i ka vendosur nje gjobe stratosferike. Tani ai ka dy rruge. Te paguaje ose te rrezikoj jeten. Kjo eshte nga ato gjobat qe nuk ankimohet neper gjykata. Biznesmeni e paguan gjoben dhe falimenton. Punonjesit dalin te papune. PBB rrudhet.
Zyrtarisht, ne Republiken e Bananes, 5.8 per qind e bizneseve grabiten, 1.6% jane subjekt vandalizmi, 1.2% te tjera pesojne vjedhje te makinave, ndersa 0.5 jane subjekt i ekstorsionit. Nese i shton dhe kostot zyrtare qe paguhen per sigurine, kamera, roje, sisteme alarmi etj etj krimi po behet i shtrenjte per biznesin.
Sot, ne Republiken e Bananes jane gati 5 per qind e bizneseve qe deklarojne se kane anulluar te pakten nje investim te madh per shkak te frikes nga krimi.
(Burimi: United Nations Office on Drugs and Crime)
Nga gjobat tek marrja e prones me dhune biznesi po behet i rrezikshem. Nese kjo vazhdon dhe prona nuk eshte e sigurte, Republika e Bananes eshte e denuar te pakten edhe per 4 gjeneratat e ardhshme. Kush investon ne nje vend ku gdhihesh me prone, por mund te ngrysesh pa te? Ose me keq akoma nuk ngrysesh fare. Problemi eshte se baronet ne Republiken e Bananes, pas gjuetise u mbushnin mendjen fermereve se nuk ja u kane shkelur te mbjellat.