Nga Dritan Vasili
Doli me ne fund lista e shërbimeve per specialitetet dhe tarifat perkatese. Ministria me specialistet perkatese (te fushës?!) kane shtrydhur trurin dhe me ne fund kane nxjerre pese shërbime per specialitetin e otorinolaringologjise. (sipas atyre)
Nga këto shërbime, shërbimi i 2 (vestibulometri) përmbledh një grup ekzaminimesh midis te cilave edhe shërbimin e 4 (“Elektronistagmografi” te cilën analfabeti funksional me 4 gjuhe te huaja e ka shkruar “Elektronistumografi”).
Per te qene te qete dhe te mos lodhni trurin qe t’i mbani mend, duhet te dini se këto ekzaminime nuk kryhen ne asnjë strukture publike te Republikës se Shqipërisë. Kryhej ne diktature para 30 vjetësh nga Dr. Fitrete Shalari por ne demokraci ende. Kemi ecur…
Lavazhi i veshit, ku konsumohet vetëm ujë i ngrohte çezme, ka kosto 400 leke, pothuaj sa ekzaminimet e tjera qe kerkojne paisje, materiale e trajnime. Do i jene referuar zhbllokimit te WC qe ne tregun informal kostohet rreth 4000 leke (te reja). Si konkluzion ofrohen PLOT 3 sherbime ORL. S’duhet me u qa!