Home KRYESORE Nje sqarim per deklaraten per “antamerikanizmin” shqiptar te zotit Albin Kurti.

Nje sqarim per deklaraten per “antamerikanizmin” shqiptar te zotit Albin Kurti.

Nga Enver Bytyci

Albin Kurti deklaroi nje dite para se te mblidhet seanca plenare e Parlamentit te Kosoves per zgjedhjen e Thacit – president, se “Shqiptaret jane antiamerikane, vecse kane frike ta thone kete”.

Duhet te jesh pa tru, pa koke, pa shpirt, pa zemer, mosmirenjohes, driteshkurter, pa vizion, pa shtylle kurrizore, por edhe duhet te jesh serb, rus, asadist, stalinist, enverist, koreano-verior, po kurresi shqiptar, qe ta besh nje deklarate te tille, ose te mendosh te jesh kunder ose antiamerikan.

Te jesh antiamerikan do te thote te jesh prorus, per pasoje edhe proserb. Une nuk di ndonje shqiptar qe te jete prorus e proserb. E te jesh prorus e proserb do te thote t’i kundervihesh interesave strategjike e imediate te vendit tend.

Por Albin Kurti nuk e dha kete deklarate vetem e thjesht per te shprehur ndjenjat e tij antiamerikane. Ai foli me kete gjuhe me qellim qe t’i jape Hashim Thacit nje arme te fuqishme per t’i bindur deputetet e mazhorances qe ta votojne ate per president. Zoti Thaci kishte gjithe kredibilitetin e aresyen t’u thoshte deputeteve te partise se tij dhe te LDK-se, si dhe deputeteve te tjere: “Ju duhet te zgjidhni ne mes Amerikes e Rusise, nese me votoni mua, votoni proamerikes dhe kunder Albin Kurtit. Nese nuk me votoni mua, atehere jeni vegla te Albin rusit”. Si ne vitin 1949 kur ishin bere zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, kur ishin vendosur dy kuti ne qendrat e votimit, njera me fotografine e diktatorit Hoxha dhe tjetra me ate te Titos, ndersa shqiptareve u thuhej:

– Ku do te votoni, ne cilen kuti, ne ate te usheheqesit, apo ne ate te Titos?!

Nuk ka asnje shpjegim tjeter deklarata provokative e zotit Kurti vetem disa ore para votimit ne parlament te kreut te shtetit.

Share: