Përfaqësuesit e Nismës “Për Publiken” bejne thirrje te mbrojme Parkun e Liqenit dhe të mbjellin pemë në vend të betonit!
“Të Dielën më 28 Shkurt ora 11:00, te gjithe bashke qytetare dhe dashamires te natyres qe e duan hapesiren e perbashket publike, te mblidhemi tek zona e publike e ndaluar per qytetaret, me fidanet qe do mbjellim ne vendin e betonit. Si fillim, do mblidhemi ne oren 10:30 para Monumentit te 100 vjetorit ne Parkun Rinia, per te marshur me pas drejt vendit te betonizimit ne Kodrat e Liqenit.
Ne nuk jemi vandale, por dashamires te natyres.
Tashme situata nuk po ndryshon. Bashkia e Tiranes eshte e vendosur ne betonizimin e kesaj hapesire brenda Parkut te Liqenit Artificial, por edhe ne jemi qe kemi protestuar dhe jemi ndeshur me policine, jemi jashte mase te vendosur per ta cuar kete pune deri ne fund: Te mbrojme Parkun e Liqenit me peme.
Merr me vete nje peme qe do ta mbjellesh ne hapesiren e rrethuar per betonizim. Merr nje lopate dhe te mbushim gropat e hapura ne menyre te jashtligjshme. Eja dhe shiko ekspoziten “Lagjja Jote”, ku shume banore qe kane pare lajmin e ndertimit te gjoja parkut te lojrave tek liqeni, per femijet e tyre, na kane nisur gjendjen e lagjeve ku jetojne, rriten, luajne dhe kalojne kohen femijet e tyre.
Nese nuk ke peme eja dhe mbill lule, kazmat dhe lopatat i kemi ne.” – thuhet ne thirrjen shpendare per Mediat dhe qytetaret duke pritur mbeshtetjen e tyre.