Disa letra korrespondence hedhin dritë mbi nje marredhenie sekrete mes Papa Gjon Palit të Dytë dhe akademikes amerikane me origjinë polake Ana Teresa Timieniecka.
A tregojnë ato fillimin e një historie dashurie?
Nje dokumentari i BBC-se do të tregojë letërkëmbimin 4-vjeçar mes Atit të Shenjtë dhe Ana Teresa Tymienieckës, gjatë viteve 1970, kur ata ishin rreth të 50-ave dhe ajo ishte e martuar me një prej akademikëve të njohur të Harvardit.
Tymieniecka kish punuar me Papën, prej kohës kur ai ishte kardinali Karol Vojtila për traktatin e shkruar prej tij “Persona e atto”.
Ajo e shprehu hapur ndjenjën e saj për Papën dhe i qëndroi pranë deri në momentet e fundit, – raporton BBC.
Dokumentari nuk merr përsipër të tregojë shkeljen e betimit përballë Zotit të Papës katolik dhe as të etiketojë marrëdhënien mes tij dhe akademikes së njohur, që ndërroi jetë në vitin 2014.
Vatikani është distancuar nga dokumentari i BBC-së, duke e përcaktuar atë “më shumë tym se zjarr”, por padyshim Katolicizmi pastertine seksuale e ka si “Thembra e Hakilit”. Se fundi shume prifterinj katolike ne bote kane rezultuar me marredhenie te tilla qe per Kishen Katolike perbejne mekatin me te rende.