Home KRYESORE PER TE MPREHUR MAJËN E LAPSIT…!

PER TE MPREHUR MAJËN E LAPSIT…!

Nga Llazar Syziu

Megjithëse ata që kërkojnë të mirën e shqiptarëve janë të shumtë, interpretojnë dhe sugjerojnë pa rreshtur nëpërmjet analizës së fenomeneve shoqërore, duke sforcuar ca si tepër opinionin e kohës së tyre, gjithmon vërehet stanjacion real në zgjidhjen e problemeve të mëdha të vendit.

Ҫfarë i duhet xhonglerëve të opinioneve mediatikë, për të goditur në shenjë? Pse shënjestrat e tyre bien në vesh të shurdhër? Njeriu i thjeshtë, i gjendur përball alternativave të shumëllojshme të opinionistëve mërmërit: ” Mirë, mirë , e dimë…! Po pastaj…?” Kjo mërmëritje gjysmë e shurdhër, e shprehur me zë të lartë përkthehet shqip: “Grini, grini sallatë…! Se edhe ju që flisni me fjalë të zgjedhura, kur vjen puna për zgjidhje të problemeve, një vrimë në ujë bëni…!

Ҫfarë i mungon medias shqiptare?
Optimizmi…!? Jo, ka me bollëk.
Pesimizmi…!? Jo gjen sa të duash.
Egoizmi…!? S`ka të sosur.
Realizmi…!? S`kemi ҫ`të themi, me emra konkret po deshe.
Asnjë …izëm nuk mungon, për ҫudi…!

Kur mbarova së lexuari fajësinë e publikuar në një artikull, më ngeli në mendje mbiemri NANO, gjithmonë ky i shoqëruar me të njëjtin emër, i shkruar 15 herë. Edhe emra të ndryshëm po të kishin të gjithë këta NANO, nuk e realizonin gjithë atë mosfunksionim shoqëror. “Shtëpia e re, e ndërtuar me qereste të vjetër, quhet shtëpi e vjetër”. Nuk ka për t`u ҫuditur fakti që ajo funksionon si e tillë. E kundërta do të ishte paradoks… Mosfunksionimi institucioneve, të ndërtuar për funksionimin e një shteti të mëparshëm, është i pritshëm. Ҫudi do të ishte funksionimi i tyre. Kaq mjafton që të dalësh zbuluar si i pa aftë për të trajtuar opinione shoqërore, kur triblon vetëm me emra të përveҫëm. Këto mosfunksionime janë bazë për kontradiktat e shumta brenda shoqërisë, por që shprehen qartë jashtë në rrugë. Janë bazë për konfliktet e ashpra brenda dhe jashtë familjes.

Në një shkrim për etiketimin e fajit pronarit të vërtetë gjeta 25 herë emrin SALI… Me sa mbaj mend kishin të gjithë të njëjtin mbiemër. Edhe sikur të kishin mundësi të kishin patur 25 mbiemra të ndryshëm, nuk do të kishin mundur të realizonin gjithë atë faj. Dihet mirë se kur rrëzohet një formë qeverisje, humbet kontrolli mbi anëtarët e shoqërisë dhe si rezultat shtohen sjelljet me kundravajtje të theksuar ndaj interesave të shoqërisë. A ka kuptim që të gjitha këto kundravajtje të serviren për popullin si “arritje” të një njeriu. Ky nuk është informim, por dizinformim publik.

Në asnjë vend nuk ka shkolla, ku të mësohet se si të rrëzohet një formë e caktuar qeverisjeje.

Ka njerëz të specializuar në drejtime të ndryshme, të cilët, të pa kënaqur nga një formë e caktuar e qeverisjes arrijnë të udhëheqin moralisht, apo edhe fizikisht rrymat e ndryshme shoqërore. Kjo është performanca më e përsosur e aktivitetit të tyre shoqëror. Ata duhet të kujdesen në të njëjtën kohë edhe për plotësimin e kërkesave dhe detyrimeve familjare, miqësore, apo personale. Ekuilibri midis plotësimit të interest personal dhe atij shoqëror, zakonisht është tregues se këta persona do të qëndrojnë në krye të rrymës, në fund të saj, apo do të jenë të detyruar t`i përshtaten asaj. Thelbi i këtij funksionimi është evidentimi i shkallës së dëmtimit të qeverisjes së vjetër, duke neglizhuar, dhe emërtuar rastësore, apo të përkohëshme veprimtaritë e pasuksesshme të formave të reja të qeverisje aktuale. Pengesat në mosrealizime gjenden dendur në kampin kundërshtar.

Asnjë njeri normal, nuk e mohon rolin e individit, sidomos kur ai ka arritur pika të larta në autoritetin shoqëror, apo shtetëror. Por të vendosësh emër të përveҫëm për ҫdo mosfunksionim shoqëror, është po aq egoiste sa edhe kur vendos të tillë emra, për ҫdo funksionim të shoqërisë. Egoizmi ndihmon individët, të cilët e kanë “unin” të zhilluar së tepërmi , të ndihen mirë në vetëdijen e tyre të ngushtë, por nuk i ndihmonë njerëzit e tjerë të kërkojnë të mirat e tyre me efikasitet. Si rezultat ata bëhen shurdhë ndaj medias dhe jo rrallë memec ndaj reagimit me kundërpërgjigje të pritëshme.

Megjithëse njerëzit shpikin ligje, dhe më tej sipas dëshirës, i zbatojnë, i injorojnë, apo i kundërshtojnë, ka ca ligje të tjerë të cilët njerëzit i zbulojnë. Kjo do të thotë që ato janë ligjësi të cilat funksionojnë edhe pse njerëzit mund të mos jenë tërësisht të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre. Kjo do të thotë se sado të përpiqeshin 15 NANO, apo 25 SALI, nuk do të arrinin të injoronin efektet e këtyre ligjësive negative. Këto ligjësi vështirë se mund të arrihen të njihen dhe të kuptohen në mënyrë intuitive. Ato janë të shumta. Mësimdhënia e kultivuar shkollore, e cila servir njohuritë e brezave të mëparshëm, krijon premisa për një arritje të tillë. Kur njerëz të ndryshëm, me bindje të ngjashme,të ndryshme apo edhe të kundërta, sillen njësoj ndaj fenomeneve identike, atëherë duhet vërejtur me kujdes, se aty duhet të ketë ligjshmëri për t`u zbuluar. Këtë duhet të identifikojnë opinionistët shqiptar, në mënyrë që të ndihmojnë njerëzit për ekzistencën e këtyre proceseve.

Kështu njerëz të vetëdijshëm në shkallë të ndryshme, sipas nivelit të njohurive që ata zotërojnë, e kanë më të lehtë që me veprimet apo neglizhimet e tyre, të frenojnë funksionimin e ligjshmërive të dëmshme dhe të favorizojnë efektin e ligjshmërive të dobishme. Qaravitja opinioniste për munges efikasiteti dhe dvotshmërie të drejtuesve të shumtë, krijon vetëm pesimizëm, stanjacion dhe anarshi. Në qoftëse media nuk është plotësisht e vetëdijshme për të tilla difekte,ajo arrin rezultate të pakta dhe të paqëndrueshme. Ajo arrin rezultate në saje të cilësisë së përkthimit të mesazheve të saj, të cilat publiku i bënë shpesh herë me cilësi, por me një vonesë të theksuar faze në kohë.

Në një shkrim tjetër, fajtor etiketohej 35 herë vetëm një ILIR për të njëjtin faj. Nuk besoj se pot ë ishin 35 ILIR të tillë, të ndryshëm, mund të nxirrnin gjë në dritë.

Në mes të zjarrit të ndezur prej partive me ide të qarta për ndryshimin e natyrës dhe të shoqërisë, lindin rryma dhe grupe,apo parti koniukturale,të cilat shpesh herë rriten së tepërmi duke shfrytëzuar konfliktet. Ato dendur janë në gjendje të influencojnë në ndryshimin e ekuilibrave shoqëror. Këto parti nuk i ndërtojnë dot as 135 ILIR, por ato ndërtohen më së miri nga bashkimi i mentalitetit shoqëror, të lidhur ngushtë me interesin personal. Këto rryma dhe grupime mund të përdorin ҫdo kontradiktë, qoftë kjo vlerë apo antivlerë.

Shqiptarët ndoshta sot do të ishin ende të ndarë në dy grupe. Në ata që e rrëzojnë bustin e Enverit dhe në tjetrin që e rehabiliton atë përsëri. Rrymat koniukturale e zbehin një proces me të tillë natyrë, për të favorizuar veprimtaritë në interes të tyre. Karakteristikë për këto grupime koniukturale është mungesa e ideve të mirëfillta. Ato lundrojnë me idetë e grupimeve të tjera, i konsiderojnë këto ide si vlerë për sa kohë u shërbejnë për rritje dhe stabilitet. Dhe e kundërta, i konsiderojnë si antivlerë, kur nuk i shërbejë më interesit të tyre, të ngusht vetiak. Këto rryma herë-herë duken si të dobishme, sepse shpërndajnë vëmendjen e grupeve të njrëzve pjesëmarrës në konfliktet e ashpra, por përgjithësisht ato minojnë arritjet e grupeve me opinione të qarta, të shtrsave legjitime, ekzistuese në shoqëri. Ato sjellin anarshi, destabilizim dhe pesimizëm midis njerëzve lidhur me moralin shpërblyes të anëtarëve të shoqërisë, që kontribuojnë realisht në përmirësimin e cilësive të shoqërisë.

Lakimi i mbiemrit RAMA, për të njëjtin emër, ndodh shpesh në konfliktet shoqërore. Këtë nuk do ta realizonte dot një njeri, apo shumë të tillë edhe sikur të ishin parreshtur në kontakt me grupet konfliktuale dhe të mos frekuentonin fare familjet e tyre. Nuk realizojnë dot arritjet e dëshiruara 35 ILIR, apo 45 RAMA, në problemet e mosfunksionimit institucional; ekzistencën e papunësisë; mungesën e energjisë, apo konfliktet që pjellin viktima.

Papunësi e lartë për 25 vjet… Ku janë ushqyer shqiptarët? Kush u ka dhënë falas për 25 vjet? Ata kanë punuar. Kanë punuar dhe kanë fituar. Disa kanë fituar aq sa që kanë sfiduar me të vërtetë kuptimin për mirëqenien. Një pjesë kanë fituar sa për të jetuar dhe të tjerët aq sa të mbijetojnë. Kjo punë në vend që të menaxhohet në rrugë shtetërore, shpesh mohohet dhe nxihet. “Punë e zezë”, “Punë e pa legalizuar”… etj. Shqiptarët më tepër me punë të pa evidentuar se të evidentuar, po e ndërtojnë vendin e tyre. Ky proces, nga mosfunksionimi institucional, nuk njihet e as legjitimohet. Dhe për paradoks legjitimohet prishja e ndërtimeve prej qeverisë. Shqiptarët me punë të evidentuar ose jo, e sjellin monedhën brenda kufijve shtetëror dhe së bashku me atë, sasi të konsiderueshme në pasurisë kombëtare. Kjo dendur paragjykohet dhe në forma të drejtëpërdrejta ose të tërthorta, ajo ndëshkohet. Por në të njëjtën kohë nuk shqetësohet asnjë institucion, për fenomenin e nxjerrjes së monedhës jashtë kufijve të vendit prej përfaqësuesve legal shtetëror, me arsyen e thjeshtë se jashtë vendit ka stabilitet dhe nuk rrezikojnë pasurinë e konsiderueshme monetare mjaft të përfolur, që ata zotërojnë.

Mungesat e shumta me të cilat ndeshen shtetasit e thjeshtë shqiptar, i detyron ata shpesh që ”t`i hipin kalit së prapthi”, domethënë që nuk arrijnë asnjëherë të shkojnë atie ku ata dëshirojnë. Nën këtë këndvështrim duket edhe më shumë qesharake kur sheh në media që mbështeten shpresat në emra të përveҫëm për progresin, apo regresin e reformës në drejtësi. Ja pengesa më e madhe për këtë reform, pengesë e cila përcjell mosrealizimet deri në podiumin e kuvendit popullor, ose deri në tryezën ovale të ministrave të shtetit shqiptar.

Probleme me energjinë nga ҫdo formë qeverisje… Ҫudi e madhe? Shqiptarët nuk janë shtuar, përkundrazi emigracioni i ka pakësuar. Fabrikat dhe uzinat nuk janë shtuar…përkundrazi… Atëhere shpërdorimi privat në emër të inisiativës së lirë bën kërdinë. Po marrim vetëm një fakt. Lokalet e shërbimit kanë mbirë si kërpudhat. Në vende turistike, apo të populluara. Kujt i shërbejnë? Mungesa e politikave ekonomike, për të menaxhuar inisiativën e lirë të qytetarëve në vend,favorizon shpërdorimin e shumë formave të energjisë. Ja një nga vrimat e shumta ku rrjedh energjia. Po a mund të mbushen këto vrima vetëm nga një njeri? Qoftë ky edhe kyeministër! Epo faji ka zakoniosht emra të përveҫëm në media…!

Ngritjen ekonomike dhe kulturore të shqiptarëve 70 vjet më parë ia dedikojnë një emri të përveҫëm që tingëllon ENVER. Epo një ishte, nuk ishin 200. Shumë, shumë ia detyrojnë një grupi njerëzish që udhëhiqnin procesin. Këta lakohen për të mirat, po këta zgjedhohen edhe për të metat funksionale të sistemit. Ngritja e vendit kishte faktor shumë më të rëndësishëm. Këta udhëheqës drejtuan një popullsi që kaloi përmes sforcimeve të luftës. Aspiratë e natyrëshme e saj ishte paqja dhe plotësimi i nevojave themelore. Këta njerëz nuk i presin por i përcjellin premisat që krijojnë kontradikta. Ja faktori kryesor që i ndihmonte njrëzit të përballonin jo vetëm sforcimet nga puna e paguar, por edhe deziluzionet që shoqëronin procesin e punës së pa paguar.

FB_IMG_1455222652754Rënien ekonomike dhe politike të pushtetit monist ia dedikojnë përsëri udhëheqësit, pavarësisht kush ishte ai. Plot me dilemma…! Ishte keqmenaxhim procesi. Karakter i dobët, apo veprimtari e qëllimshme kundra pushtetit. Ai pushtet kishte përvojë të gjatë në funksionim, kështu që një njeri qoftë ky edhe kryetar i shtetit, jo vetëm nga pa aftësia, apo të metat e karakterit, por edhe me vetëdije për ta shpërbërë shtetin, nuk e realizonte dot. Njihen mirë përpjekjet e tij menaxhuese, për të stabilizuar veprimtaritë e një populli që kërkonte ndryshim. Ndryshim i cili e kishte tërheqjen në rendimentin më të lartë të punës në vendet që arrinte të vizitonte me raste. Një popull prej të cilit kishte filluar të shteronte gjenerata që i njihte shqetësimet e luftës. Edhe ata që kishin mbetur kishin kohë që nuk përfshiheshin në pjesën aktive të shoqërisë. Lufta ishte diku larg. Ajo ishte tjetër gjë. Tmerret e saj nuk mund të përfytyroheshin prej gjeneratave aktive as në formën e mjegulluar të mirazhit. Pra kemi të bëjmë me një tjetër shoqëri, me një mentalitet që funksiononte në mënyrë monotone përmes melodisë së korrje – shirjeve. Kjo shoqëri të shpie pa ngurruar drejt tmerrit të luftës. Anëtarët e saj nuk janë të aftë të llogarisin fatkeqësitë e luftës, kohëzgjatjen e tyre dhe pafuqishmërinë e individit përballë vrulleve aventureske të kësaj lufte.

Këto janë disa nga ligjësitë që shoqërojnë dallgët e historisë dhe ritmin e valëve të vetëdijes popullore. Ndjekja me vëmendje dhe përgjegjëshmëri e këtij ritmi të ndihmon për të respektuar gjithmonë veten dhe mjedisin në të cilin jeton.

“Kushtrimi” është një fenomen tipik i trojeve shqiptare, ku njerëzit kanë jetuar në distancë të konsiderueshme nga njeri-tjetri. Sot ndoshta këta njerëz jetojnë më pranë, por termat “Pronë” dhe “Ego”, krijojnë përsëri distance midis tyre. Edhe njëherë pra “Kushtrim për të orjentuar opinionet pozitive shqiptare drejt efikasitetit dhe qëllimit të mirëfilltë, të dëshiruar prej vetëdijes publike kombëtare”.

Share: