Home KRYESORE Pogradeci, Struga dhe Ohri me memorandum bashkëpunimi

Pogradeci, Struga dhe Ohri me memorandum bashkëpunimi

Bashkia e Pogradecit dhe Komunat e Strugës dhe Ohrit nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në Wismar të Gjermanisë për të rritur bashkëpunimin në fushën e turizmit, ruajtjen e mjedisit si dhe shfrytëzimin e të gjitha resurseve e vlerave të Liqenit të Ohrit duke marrë për bazë modelin gjerman. Kryetari i Bashkisë z Eduart Kapri, homologu i tij i Komunës së Strugëz z Ziadin Sela dhe përfaqësues të komunës së Ohrit ishin pjesë e një organizimi të zhvilluar në Wismar nga organizatat Christlicher Hilfsverein Wismar dhe Konrad-Adenauer-foundation. Memorandumi që nënshkrohet për herë të parë do të pasohet nga një marrëveshje më e gjerë bashkëpunimi mes 3 bashkive në muajin mars. Të 3 bashkitë do të angazhohen për projekte të përbashkëta për të rritur turizmin dhe shkëmbimet mes tyre. Z Kapri deklaroi se ky memorandum do të ketë modelin gjerman si mbështetje. “Unë shpreh vullnetin që ky proces të finalizohet me sukses duke e parë si një mundësi konktrete për shkëmbime mes 3 bashkive e në veçanti për turizmin”, tha Kapri.

 

Share: