Home KRYESORE Policia godet protestuesit kundër Erion Veliajt

Policia godet protestuesit kundër Erion Veliajt

Aktivistët e shoqërisë civile që dolën në protestë kundër vendimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ndërtuar brenda parkut të Liqenit Artificial, u dhunuan nga policia raporton Lapsi.al duke botuar ekskluzivisht një video në të cilën shihet se si një efektiv i policisë qëllon me shuplakë në fytyrë një grua, e kap me forcë për flokësh dhe tenton ta rrëzojë. Është një situatë sa kaotike aq edhe skandaloze që nxjerr në pah paaftësinë e policisë për të menaxhuar një protestë të shoqërisë civile kundër betonizimit të parkut të liqenit. Në fillim të javës protestuesit e rrëzuan rrethimin e zonës ku është parashikuar ndërtimi, por protesta e tyre nuk u shoqërua me konfrontime me policinë. Forcat e rendit e mbikqyrën situatën, pa ndërhyrë për t’u përplasur. Sot, pas deklaratës së Erion Veliajt se ai nuk do të ndalet në projektin e tij edhe pse ka akuza për korrupsion edhe pse qytetarët janë ngritur në protestë, policia reagoi dhunshëm. /Lapsi.al

Share: