Drejtoria e Apelimit Tatimor ka nxjerrë një urdhër që përjashton ushtruesit e profesioneve të lira të pajisen me kasë fiskale. Kështu, subjektet që ushtrojnë profesionet e lira si avokat, noter, kontabilist, konsulent etj nuk kanë më detyrim që të kenë kasa fiskale, por t’i deklarojnë pagesat vetëm nëpërmjet bankave.
Gazeta ‘Shqip’ shkruan se vendimi i Apelimit erdhi pas kërkesës së një kontabilisti për anulimin e gjobës së vendosur nga Tatimet për mospajisje me kasë fiskale.
Nisur nga ky rast, të gjithë avokatët, arkitektët, inxhinierët, kontabilistët, ekspertët, përmbaruesit privatë dhe të gjithë ata që nuk kryejnë shërbim me para në dorë, nuk do të jetë të detyruar që të mbajnë kasë fiskale./Syri.net