Home KRYESORE Profesoresha Zamira Cavo i shkruan Erion Velise per parkun

Profesoresha Zamira Cavo i shkruan Erion Velise per parkun

I dashur Eri,

Terhiqu nga projekti i kendit te lojrave ne Parkun e Liqenit!

-Jo sepse e ke gabim. Projekte te tilla duhen shume madje ne te gjithe Tiranen . Dhe ne parkun e Liqenit( dhe pse mund te kishe gjetur vende te tjera) sepse me mire kende lojrash se kulla banesash qw tw marrin frymen.

-Jo sepse protestuan 100, 200 apo 1000 qytetare.

Une do te isha bashke me 1000 te tjere qe do ishim pro.Sepse parku ka vite qe po rrenohet cdo dite e ne te gjithe kemi bere indiferentin, sepse ka me mijera probleme qe na duhet te zgjidhim sebashku…

-Jo sepse Partia Demokratike , e paafte te gjej kauza te sajat, kapet pas cdo kauze te qytetareve dhe e shnderron ne dhune qe shkaterron cdo gje,

POR sepse:

Duhet te tregosh se filozofia jote e drejtimit eshte krejtesisht e ndryshme nga cdo paraardhes. Sepse perpara se te nderhysh ne mjedise te tilla publike, duhet detyrimisht te marresh mendimin e qytetareve.

Sepse duhet te bashkebisedosh e te sqarosh qytetaret ne transparence te plote, se cfare realisht do duhet te ndodh ne keto projekte. Kjo eshte demokracia.

Deshmo se ti je vertet nje demokrat dhe jo nje autokrat.

Zamira Cavo

Share: