Home KRYESORE Replike me Artan Fuga per punësimin dhe diplomimet

Replike me Artan Fuga per punësimin dhe diplomimet

Nga Olti Rrumbullaku

Lexoj që Artan Fuga i përgjigjet thekur atyre që thonë që ka punë, duke i quajtur mashtrues e duke thënë të kundërtën
Problemi është tjetërkund

Universitetet po diplomojnë nga 4, 5 apo 10 herë më shumë se sa kërkon ekonomia në degët e zakonshme, guxoj të them dhe ordinere, ndërsa diplomon rreth 4, 5 herë më pak numër apo cilësi në degët impenjative si informatika apo inxhinieritë.

Sa kohë do të kemi këtë numër titanik studentësh dhe një numër utopik pranimesh në degë dhe universitete sterile, kjo gjë do vazhdojë

Reforma për Arsimin e Lartë nuk guxoi aspak të ulte thelbësisht numrin e studentëve, por vetëm kontrollin e universiteteve. Nëse shihet se kush e kundërshtoi koncesionin e Tvsh, janë të gjithë ata që nuk kanë lidhje me unuversitetet private, sepse tek privatët qëndrimet i vendos pronari dhe jo interesi publik

Kështu që punë do ketë, por jo për 30 mijë studentë në vit

Ekonomia shqiptare nuk i përballon 30,000 studentë cdo vit, sepse praktikisht në gjithë sektorin privat janë gjithsej rreth 80,000 vende punësimi (nga të cilat 20 mijë në banka e të ngjashme) që mund të kërkojnë diplomë universitare. 80 mijë vende për shqiptarë nga 22 vjec deri 70 vjec, dhe jo vetëm për 22 deri 24 vjecare.

Fuga, Rama, Basha apo Meta t’i bëjnë llogaritë vetë

Numrat absurdë të studentëve dhe refuzimi për të punuar aty ku e kanë aftësinë, por jo diplomën, po e con në kolaps ekonominë…

Share: