Home KRYESORE Sadije Berisha: Duhen lodrat në Parkun Kombëtar

Sadije Berisha: Duhen lodrat në Parkun Kombëtar

Zona ku pritet të ngrihet një park lojërash për fëmijë brenda Parkut të Liqenit është fortifikuar akoma më shumë, ndërsa Bashkia ka vijuar punimet dhe rrethuar vendin me gardh hekuri.

Debati për ndërtimin në park i cili.ka pushtuar opinionin publik, i eshte shtuar edhe zeri i ish-bashkëshortes te Shkëlzen Berishës, Sadija qe ka dalë në mbrojtje të vendimit për ndërtimin e një parku lojërash.

“Duhen lodrat në Parkun Kombëtar. Më në fund dikush po krijon një ‘hapësirë të hapur lodrash’ në parkun e Tiranës, duhet të ishte bërë vite më parë dhe është pikërisht kjo që mungon në këtë park. Një palestër e hapur, pa pagesë do të ishte një benefit i madh për shëndetin e qytetarëve që nuk mund ta përballojnë, do të ishte një ide shumë e mirë”, shkruan Sadija.

Share: