Home KRYESORE SHBA dhe shansi i madh për të bërë drejtësinë

SHBA dhe shansi i madh për të bërë drejtësinë

Nga Mentor Kikia

Në vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Kerry nuk kishte mbetur gjë për tu “marrë vesh”, apo diskutuar. Për shkak të kontributit aktual dhe historik, Shqipëria i detyrohet SHBA-së për të mbajtur ca kosto, edhe si ajo e akomodimit të 1000 muxhahedinëve, apo opozitarëve iranianë, të cilët SHBA kërkon ti nxjerrë nga një kamp iraken, për të cilët sic tha Rama, nuk u bisedua.

Pjesë e këtij kontributi është reforma në drejtësi.SHBA po ndihmojnë në dy drejtime: Me ekspertë, në hartimin e saj dhe me presion diplomatik ndaj politikës, që ajo të miratohet. Unë do ta konsideroja këtë si kontributin më të fundit amerikan në Shqipëri dhe ndër më të rëndësishmit. Por, më shumë se kaq, është edhe një shans që të vendoset më në fund dora mbi plagën më të madhë të krejt strukturës ligjzbatuese në Shqipëri. Në kushtet kur cdo gjë ka shkuar në limit, ndërkombëtarët, SHBA e BE, kanë vendosur që jo vetëm të kontribuojnë në hartimin edhe miratimin e ligjeve, por edhe në zbatimin e tyre. Dhe për herë të parë, në dy ligje, siç janë Buroja e Hetimit dhe reforma në drejtësi, amerikanët kanë rol vezhgues edhe në zbatimin e ligjit.

Unë mendoj se ky është shansi më i madh që të mund të shënohet një kthesë e madhe në drejtësi. Në luftën ndaj korrupsionit, inkriminimit te politikes dhe vendosjen e drejtësisë së barabartë. Ky do të jetë edhe hapi i parë i korigjimit të politikës. Por kjo mbështetje duhet të shoqërohet me vullnetin tonë.

mentor kikia2Nëse do të dështojmë të mbjellim farën e duhur të drejtësisë edhe kësaj radhe, atëherë s’na mbetet veçse vullnetarisht t’ia dorëzojmë sovrantitetin tonë SHBA-së, ose sic thuhet se fundi, t’ia japim Shqipërinë me koncesion.

Share: