Sot ne ora 17:30 në Ministrinë e Kulturës do nënshkruhet Kalendari i Përbashkët Kulturor Vjetor 2016 Shqipëri- Kosovë, si dhe bashkërendimi i aktiviteteve kulturore për kalendarin. Ky kalendar nenshkruhet ne baze te Protokollit të Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe, bazohet në “Deklaratën e përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës” nënshkruar në Prizren më datën 11 janar 2014. Me pjesëmarrjen e Zëv/Kryeministrit dhe Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, z.Kujtim Shala dhe Ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro dhe delegacioneve përkatëse.