Home KRYESORE Shtypi i huaj: Ditmir Bushati – luftë klasash në Ministrinë e Jashtme.

Shtypi i huaj: Ditmir Bushati – luftë klasash në Ministrinë e Jashtme.

(Titulli origjinal: Can Edi Rama’s government overthrow radical Islam? -A mundet qeveria Rama t’i japë fund Islamit radikal?)

Në një analize prej Peter Tase të Foreign Policy News.org zbërthehet sipas një qasje pa kompromis, marrëdhënia e qeverisë Rama me Turqinë. Sipas analistit Tase tre vitet e fundit kanë qenë kulmi i lulëzimit të këtyre marrëdhënieve falë edhe kontributit të jashtëzakonshëm të ish Ambasadorit Genci Muçaj, të cilin këto ditë Rama e zëvendësoi.

“Është e admirueshme të shohësh se si një përfaqësues i një prej kombeve më të vogla të Evropës, me burime shumë të kufizuara, të jetë në gjendje të organizojë shumë vizita zyrtare në Ankara dhe ta shndërrojë vendin e tij në një partner strategjik të Qeverisë së Turqisë…. Gjatë tre viteve të fundit, Turqia u bë partneri i katërt më i madh tregtar i Shqipërisë, duke arritur një total shkëmbimesh prej 400 milion $ / vit”

Analisti i Foreing Policy News thekson se ambasadori Genci Muçaj ka koordinuar nënshkrimin e shumë marrëveshjeve dypalëshe dhe ka punuar nga afër me Ankaranë në mënyrë që të rritet dhe të maturohet ndihma direkte dhe si rezultat i kësaj pune investimet që kanë arritur një sasi akumulative prej 1.5 miliard dollarë gjatë njëzet viteve të fundit.

Më tej autori Tase vëren se Turqia është shtëpia e një prej diasporave më të mëdha shqiptare në botë, por e braktisur dhe injoruar plotësisht nga qeverite shqiptare. Më tej analisti veçon themelimin e Qendrës Kulturore Shqiptare nën drejtimin kryesisht te ambasadorit Genci Muçaj, por edhe ambasadorit tjetër shqiptar të Republikës së Kosovës, duke  i renditur keto veprimtari të shumëllojshme e të dendura të afrimit jo vetëm mes dy vendeve, por edhe mes Shqipërisë e vendeve të tjera të atij rajonit.

Njihet botërisht thënia e perseritur si motiv pune e Ambasadorit Muçaj: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, thënie dhe qëndrim që ka ngjallur reagime të furishme në mjediset e radikalëve fetare thote Peter Tase duke shtuar se edhe pse, Ambasadori Muçaj i ka dhënë një shtysë të rrallë në partneritet të Shqipërisë me vendet e tjera të tilla si Irani, Pakistani, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Kirgizstan, Ministria e Punëve të Jashtme, drejtuar nga Z. Ditmir Bushati, pinjolli i një anëtari të Byrosë Politike te komunismit në vitet 1970 (Z. Sul Bushati), gjatë dy viteve të fundit ka zbatuar vazhdimisht luftën e klasave kundër kuadrove të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ka goditur ashpër diplomatët më të aftë të institucionit të tij. Për fat të keq, rasti i ambasadorit Muçaj, shkon përtej një goditjeje të tillë. Ky i fundit ka marrë kërcënime të vazhdueshme për jetën përmes telefonatave dhe mesazheve nga drejtues të grupeve ekstremiste islamike. Ndërkohë që çifti Rama-Bushati rrinë rehat ulur në zyrat e tyre, ish-Ambasadori i shtetit të tyre është “hedhur” në rrugët e Tiranës, pa asnjë dinjitet, i lënë i vetëm në pasigurinë dhe pambrojtjen e tij dhe familjes së tij.

vatra mucaj(…) Ndryshimi i menjëhershëm dhe i pajustifikueshëm në trupin diplomatik të Shqipërisë në Ankara me siguri do të ndihet sidomos në komunikimin e gjallë që është vendosur gjatë mandatit diplomatik të Muçajt. Turqia dhe Shqipëria, kanë arritur kulmin e partneritetit, pavarësisht se politika e jashtme e Tiranës mbetet dritëshkurtër, e pakujdesshme dhe mosmirënjohëse ndaj diplomatëve të saj shumë aktivë.

Shënim: Artikullin e plote ne anglisht mund ta lexoni duke klikuar ketu: Can Edi Rama’s government overthrow radical Islam?

Share: