Nga Zamira Cavo
Une perpiqem ta besoj qeverine kur thote se po punon me perkushtim. Une jam e prirur ti besoj “sinqeritetit” te ministrave kur betohen per kokat e femijeve se punojne sipas Ligjit. E detyroj veten te besoj se jane hapur 230 mije vende te reja pune, se rritja ekonomike eshte 2.8% e se jane bere shume here me teper investime se sa jane bere ne 25 vjet. Por serish xhepat tane jane bosh, serish ka shume varferi, ka shume mungese besimi, e njerezit duan te ikin nga syte kembet, ka nje fryme antiqeveri qe vjen ne rritje…Pse? Dhe pergjigja eshte e thjeshte : Sistemi funksionim perfekt per pushtetin! Pushtetaret nuk kane problem me punesimin, as me shendetesine( dhe nese semuren shkojne jashte vendit ose te privati), as me taksat , as me buken e perditshme…Dhe per te na mbushur mendjen se jemi mire, madje shume me mire se me pare, e kane ngritur demagogjine ne artin e politikes dhe e kane shnderruar ne ushqimin tone te perditshem.