Home KRYESORE Sot në modë nuk është burri, por partneri…

Sot në modë nuk është burri, por partneri…

Nga HABERET E MITRO CELA

Një herë e një kohë më vunë nishanin e shefit në televizor… Ra dera. Në prag. Një yll…Mu tha pështyma…
-Mund të ulem?…
-Të ka ndaluar njeri ndonjëherë?…Tha: Jo…Pse pyet ? I thashë…

Ndezi cigaren, e vuri në buzët e kuqe si qershi dhe cicëriu:

-Ta pi një cigare?… E ke problem të më sjellësh kafe me çakmak?…
U ngrita…U ktheva. Në një dorë filxhanin. Në tjetrën shtërngoja veglën për zjarr. Nisa ta shoh me sytë e ballit dhe të mendjes. E vesha dhe e xhvesha…

-Mi ke ngulur sytë, sikur nuk ke parë femra me sy?…
-Me këtë stil-më shumë xhveshur se veshur- dhe ballëpërballë, e kam sefte,- ju përgjigja.-…
-Jam studente në gazetari. Dua të punoj në televizor…Pa problem- bëlbëzova?…
-Si thua: Ta nisim me gjëra më të thjeshta. Mund të gatuash ndonjë lajm?…

Dy ditë me vone. Pa trokitur. Hapi derën dhe më la mbi tavolinë dy gisht lajm…Të pëlqen?…E ke tharë,- I thashë! Ka vetëm dy lapsuse. Së pari. Lajmi nuk ka kokë…
-Pse edhe lajmi do kokë?…
Piva një glënjkë me ujë, që më ngeci në gërmaz:…

-Ti ke këmbë të bukura?…Po…Ke veshur tanga…Mos do të thuash je e virgjër”
-Unë nuk jam çupë mamaje, që tja dhuroj virgjërinë burrit? Të të them një sekret? Në shekullin e internetit, virgjëria është si relike. Mund të çqepesh ne motel dhe te qepesh në maternitet…Sot në modë nuk është burri, por partneri. Dhe partnerët nuk e kanë mendjen tek virgjëria…

Share: