Home KRYESORE Të ngadhënjejë urtësia mbi marrëzinë!

Të ngadhënjejë urtësia mbi marrëzinë!

Nga Sali Bytyqi

Nuk është koha të bëhet zhurmë. Koha është për qetësi. Të padijshmit të mos flasin, të krisurit të mos dëgjohen, nëse di dikush mënyrën si të dilet nga ky qorrsokak ku e ka sjellë politika e papërgjegjshme popullin e Kosovës, le të flasë!

Mos harroni për asnjë çast se tani drejt nesh janë kthyer sytë e atyre që na kanë vrarë për rreth një shekull, të cilët mezi presin të na shohin si ia nxjerrim sytë njëri-tjetrit! Në mos për tjetër, së paku të mos ua bëjmë qejfin atyre me ndonjë marrëzi, por të tregohemi se dimë të ruajmë arsyen dhe gjakftohtësinë në situata të tilla.

Unë personalisht, edhe pse ndodhemi përpara një momenti të vështirë, besoj fort se urtësia e popullit tonë do të ngadhënjejë mbi marrëzinë e politikanëve tanë!

Share: