Home KRYESORE Të veçantat e sistemit arsimor finlandez

Të veçantat e sistemit arsimor finlandez

Që me kryerjen e reformës në sistemin arsimor Finlanda renditet në radhët e vendeve që qëndrojnë në majë. Që prej 40 vjetësh nordikët ecin sipas rregullave “liberale” që ju lejojnë si nxënësve ashtu edhe mësuesve të zhvillohen në mënyrë harmonike.

Finlanda, një shtet me 5 milionë banorë nga të cilët 96% janë finlandezë, 2.2% europianë të tjerë dhe 1.1. % emigrantë (aziatikë, afrikanë dhe amerikanë) ka arritur ta revolucionarizojë sistemin arsimor, i centralizuar, siç funksionon në shumicën e vendeve perëndimore.

Ja si funksionojnë punët në sistemin arsimor nordik:

Fëmijët finlandezë shkojnë në shkollë pasi mbushin 7 vjeç. Rrallë marrin detyra shtëpie. Kjo ndodh deri sa arrijnë në adoleshencë.
2.Në gjashtë vitet e para, nxënësit nuk marrin nota, vlerësime apo forma të tjera të vlerësimit pikërisht për ta kuptuar edukimin si argëtues po aq edhe të nevojshëm njëkohësisht.

3.Në sistemin arsimor finlandez ekziston vetëm një provim i rëndësishëm, të cilit i nënshtrohen nxënësit që mbushin moshën 16 vjeç. Deri në këtë moshë nuk bëjnë teste të tilla.

4.Nuk bëhen dallime mes nxënësve. Të gjithë pavarësisht shkallës së inteligjencës mësojnë në të njëjtat klasa.

5.66% e nxënësve që mbarojnë sistemin e detyrueshëm shkojnë në gjimnaze. Kjo është përqindja më e lartë në Evropë.

6.Orët e shkencës nuk i kalojnë 16 nxënës bashkë sepse secili prej tyre të ketë mundësinë të bëjë eksperimente; praktika është shumë e rëndësishme në këto lëndë.

7.93% e finlandezëve përfundojnë shkollën e mesme. Nga këta 43% zgjedhin më tej shkollime profesionale.

8.Profesorët në Finlandë kalojnë 4 orë në ditë në një sallë mësimi. Ata ndjekin dy herë në javë “kurse të zhvillimit profesional”.

9.Sistemi arsimor është 100% i financuar nga shteti.

Të gjithë që punojnë në arsim duhet të kenë të kryera studimet “master”, të cilat janë gjithashtu të financuara nga shteti.
Profesorati zgjidhet në radhët e 10% nga të diplomuarve. Në vitin 2010, nga 6600 aplikues u përzgjodhën 660 mësues për shkollat fillore.
Rroga e një profesori (entry-level) në vitin 2008 ishte 29.000 dollarë në vit.
Nuk ka paga merite për profesorët.
Profesorët në Finlandë kanë po të njëjtin statut si avokatët dhe mjekët.
Sipas një studimi ndërkombëtar në vitin 2001 fëmijët finlandezë bëjnë pjesë në shkencëtarët më të mirë të botës në fusha të tilla si: letërsi, shkenca apo matematikë./FaktiNews

Share: