Nga Enver Bytyci
RTK lajmeroi se Hashim Thaci u zgjodh president i ri i Republikes se Kosoves. Ai fitoi ne raundin e trete me votat e gjysmes plus nje deputeti. Serbet bene lojen e tyre, duke u larguar kur pane se zoti Thaci e kishte te sigurt rezultatin. Me ikjen ne fund prej salles ata do t’i thone zgjedhesve te tyre, se “nuk ishin per zgjedhjen e tij ne krye te shtetit te Kosoves”. Nderkohe qe dhane kontributin e tyre te vyer per kete. Opozita dha gjithashtu kontribut te jashtezakonshem, sepse hyri ne parlament dhe e coi numrin e deputeteve nga 81 ne raundin e pare ne 104 ne ate te fundit.
Zotit Thaci nuk i duhej vota e opozites, i duhej prania e saj ne seancen plenare te zgjedhjes, ashtu sic i duhej prania e deputeteve te LDK-se. Nderkaq Albin Kurti e ndihmoi dje zotin Thaci kur leshoi deklaraten per antiamerikanizmin e shqiptareve, sepse i dha nje argument me shume per t’i bindur deputetet e mazhorances qe ta votojne “proamerikanin” Thaci, si ndeshkim per “antiamerikanin” Kurti. Lidhja Demokratike e Kosoves e votoi Hashim Thacin ne emer “te respektimit te marreveshjes”. Burrat e mbajne fjalen e grate ma shume se burrat.
Por i gjithe procesi ishte nje farse. Nga 50 vota ne raundin e pare zoti Thaci mori mbi 60 ne te tretin, cka do te thote se vota eshte imponuar, nese pranojme se opozita nuk ka votuar pro. Por ne fakt te gjithe deputetet e pranishem ne salle, pavaresisht votes pro ose kunder, kane ndihmuar zgjedhjen e zotit Thaci president. E gjitha kjo do te kete dy pasoja per Kosoven: Njeren do ta quaj nje shans te ri per qytetaret e Kosoves, sepse opozita do te adresohet te kerkesa per zgjedhje te reja. Interesii saj eshte te jete neser pjese e pushtetit ekzekutiv, me siguri ne aleance me Partine Demokratike te Kosoves.
Eshte pare qe ne fillim se lufta opozitare ne Kosove nuk eshte e drejtuar kunder zotit Thaci, por kunder kryeministrit Mustafa. Humbesi me i madh do te jete pikerisht zoti Isa Mustafa, sepse pas zgjedhjeve parlamentare ai do ta coje LDK-ne ne opozite, me te dobet sesa ajo eshte sot. Me pas nuk ka rendesi nese kreu i LDK-se iken apo qendron perseri si kryetar partie. LDK-ja do ta marre goditjen e dyte te rende pas asaj qe mori me humbjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Zoti Thaci, i cili u zgjodh president me votat e LDK-se do te nenshkruaje shperndarjen e parlamentit dhe do ta nxjerre LDK-ne nga qeverisja.
“Burreria” apo paburreria e deputeteve te partise se Rugoves do ta cojne LDK-ne ne opozite dhe ne Kosove do te riinstalohet pushteti i korruptuar dhe kriminalizuar. Madje opozita do te jete ne mandatin e pare te qeverisjes e dobet, e paperfillshme, sepse ajo do te merret me veten e saj. Se dyti, bashkesia nderkombetare do te hase ne veshtiresi te shumta per ta bere funksionale gjykaten speciale. Edhe nese ajo do te institucionalizohet, nuk do te munde te mbledhe provat e nevojshme per te vene drejtesi ne Kosove.
E gjithe ajo cfare eshte bere ne 5-6 muaj e deri me sot ne Kosove ishte farse per te kamufluar dy qellimet qe permenda me siper: Te shkaterroje LDK-ne dhe te pengoje hetimin e krimeve te luftes e te pasluftes nga ana e Gjykates Speciale me qender ne Hage te Hollandes. Nderkaq nuk eshte e sigurt nese Kosova do te mbaje nje ekuiliber proamerikan, po te kemi parasysh xhelozine e udheheqesve te UCK-se kur thone se “Kosoven nuk e cliroi Amerika, por e cliruam ne”. Por edhe po te kemi parasysh deklaratat antiamerikane te Albin Kurtit e disa eksponenteve te tjere te Vetevendosjes.
Edhe nese keto qe shkrova jane aresyetime te nxituara, kjo do te ishte shume here me mire, sesa keto zhvillime te provoheshin ne praktike. Sinqerisht uroj qe te ndodh ndryshe dhe Kosova te hyje ne nje epoke te re ndryshimesh, por ajo qe po ndodh nuk me ben optimist per kete.