Home KRYESORE Tregu i makinave te reja ne Shqiperi

Tregu i makinave te reja ne Shqiperi

Nga Shpetim Luku

Tregu i makinave të reja shënoi një rritje thuajse 25 për qind, krahasuar me një vit më parë. Ose e thënë ndryshe, gjatë vitit 2015 numri i automjeteve të reja të shitura ishte rreth 2000 copë, ndërkohë që një vit më parë ai ishte 1500 copë.

Ritmi i rritjes duket i mirë, megjithatë duke ditur se në vitin më të mirë të këtij biznesi koncensionaret e makinave të reja kanë arritur të shesin deri në 3500 automjete të reja, atëhere bëhet e qartë se situata nuk është shumë optimiste.

Akoma më shumë theksohet ky fakt nëse merr parasysh treguesin tjetër se, sipas DPSHTRR-së, numri i automjeteve gjithsej të regjistruar është mbi 40 mijë.

Sa I takon protagonistëve të këtij tregu, ata që kanë mundur të realizojnë performancën më të mira janë koncensionaret Porsche Albania, me afro 640 makina të shitura, Albania Motor Company me mbi 400 makina të shitura, Classic Tirana me mbi 500 makina të shitura dhe Tendencë Tre-A me rreth 200 automjete te shitura.

Sikurse shikohet edhe nga shifrat, 4 koncensionare kanë arritur të shesin mbi 80 për qind të totalit të automjeteve të reja të shitura, ndërkohë që zyrtarisht në këtë treg janë afro 15 subjekte.

Share: