Home KRYESORE Turqia vret kurdët që armatosë SHBA

Turqia vret kurdët që armatosë SHBA

Nga Lis Bukuroca

Nuk po luftojnë në Siri vetëm Rusia dhe Perëndimi kundër njëri tjetrit, por tani në fund edhe Turqia kundër aleatëve të Amerikës. Arabia Saudite kundër ndikimit iranian. Irani kundër ndikimit sunit. Islamistët kundër të gjithëve. Turqia kundër përforcimit të kurdëve, që sipas mediave gjermane, janë kombi i vetëm në botë me më shumë se 30 milion banorë pa shtet.

Ka shumë kohë që Turqia kërkon të klasifikohet si terroriste partia kurde YPG, e cila furnizohet nga SHBA – të dhe shërben si ushtri tokësore amerikane kundër islamistëve. Në sulmin e fundit terrorist në Ankara, ku u vranë 28 veta, organet hetuese turke brenda 17 orëve gjetën fajtorin dhe thanë se është një pjesëtar i YPG dhe se ajo parti, duhet vlerësuar si terroriste. SHBA kundërshtoi këtë, por Turqia shfrytëzoi hetimet e veta dhe rezultatin dhe nisi sulmet kundër YPG-së..

Turqia akuzoi edhe PKK, partinë kurde, që njihet nga perëndimi si terroriste. Ajo parti kundërshtoi të jetë përzier në këtë ngjarje. Media gjermane dhe reporterët e saj, sillnin shumë dyshime për saktësinë e hetimeve, shpejtësinë, rezultatin dhe arrestimet e shumta. Turqia mirëpo duke u bazuar në rezultate të veta, ndërmori sulm kundër kurdëve në Siri, që po sulmonin një qytet të kontrolluar nga islamistët.

Dje një grup ekstremistësh kurd pranoi autorësinë e sulmit duke shkruar se kanë goditur shtetin fashist në zemër të Ankarasë. Ai grup qenka shkëputur nga PKK para 11 viteve dhe quhen “Skifterët e lirisë së Kurdistanit.“ Atentatin paskan organizuar ata, si hakmarrje ndaj sulmeve turke në juglindje të Turqisë duke treguar se personi që realizoi sulmin me vetëvrasje, ishte një 26 vjeçar nga qyteti Van, e jo një kurd nga Siria siç deklarojnë hetuesit turq.

Autoritetet turke si vetëvrasës patën identifikuar një të ri 23 vjeçar nga Siria, jo nga Turqia. Edhe ushtria e YPG pat kundërshtuar versionin turk dhe deklaruar se nuk ishte e përzier në këtë vetëvrasje terroriste.

Ky problem është shumë delikat. Turqia është në NATO, SHBA ndihmon ushtrinë e YPG, që Turqia bombardon. Se si do të parandalojë Turqia dëshirën kurde për shtet, është shumë vështirë të thuhet, por në një farë mënyre, për çdo ditë e më shumë po dëmtohet stabiliteti i Turqisë dhe sa i konvenon kjo Turqisë, as nuk duhet dyshuar, por një destabilizim turk, do t’i kushtonte Europës tepër shumë.

Në një anë Perëndimi ndihmon kurdët si ushtri të vet tokësore kundër islamistëve, në anën tjetër Turqia dëshiron të eliminojë pikërisht ata. Në luhatje është edhe aleanca dhe rivlerësimi i partnerëve strategjik. Natyrisht nga kjo katrahurë fitime pret Rusia, Irani, Arabia Saudite, Turqia dhe Perëndim. E e si të kënaqen të gjithë dhe të dalin si fitimtarë, nuk është në gjendje ta tregojë njeri.

liz bukurocaTani për tani humbës është vetëm populli sirian dhe stabiliteti turk, por nga kjo luftë, duhet të dalin edhe humbës të tjerë. Se kush do të jetë, do ta tregojë koha, por se nuk punon Rusia në destabilizimin e Turqisë, nuk mund të besohet. Destabilizimin po e ndihmon edhe Erdogani me patriotizmin e tij osman. Kufomat nuk janë ngjallur kurrë, e nuk do të ngjallen as osmanët e Erdoganit. Me qëndrimi tij agresiv, armiqësor kundër qytetarëve të vet kurdë, Erdogani ka nisur ndërtimin e shtetit kurd. Interesi i Perëndimit nuk është destabilizimi i Turqisë me më shumë se 70 milion banorë, pro nuk është as luftimi i kurdëve, që Perëndimi armatosë. Në anën tjetër Europa ka krizën e vet për shkak të refugjatëve dhe politikave nacionaliste nëpër shumë shtete.

Stabiliteti europian dhe ai turk ka qenë më i madh në kohën e luftës së ftohtë se sa sot. Duket se në Siri, do të shpërbëhet Europa për shkak të refugjatëve, por do të ndahet edhe Turqia.

Share: