Home KRYESORE A DUHET URRYER Martin Shkreli?

A DUHET URRYER Martin Shkreli?

Nga Bujar Zhuri

A vertete Martin Shkreli duhet urryer? Emri i tij është një ndër emrat më të lakuar sot në botë. Emri i tij eshte i lidhur me zhurmen dhe miresine qe ky djalosh i ka sjelle njerezimit.

Që nga shtator i viti qe lame pas, emri Martin Shkreli ka qenë në qendër të medias ndërkombëtare, senatit amerikan… madje, zërat perbuzes dhe dashakeqes per nje gjeni te shekullit kanë ardhur deri në Shqipëri, vendlindjen e te eterve te tij. Shkreli është një mbiemër shqiptar, lidhur me zonen e malesise se veriut, ku ka rrenjet origjina e familjes se qytetarit amerikan, Martinit.

Ky djalosh i lindur dhe rritur në mes të Amerikës ka bërë dhe po bën histori. Si për cdo triumfator apo shpikes i se rese, si per çdonjërin nga njerezit e suksesshem, edhe për Martin Shkrelin,  xhelozite, pengesat, veshtiresite etj, janë bashkëudhëtare ne rrugen e gjate te kesaj bote ku zhvillimi social-ekonomik apo demokratik, kurresesi skanë qene ne harmoni me kohen dhe kerkesat e njerezimit, per nje jete me te mire.

Shkenca dhe shpikjet e reja ne shume vende demokratike iu marrin goxha para buxheteve te tyre. Shpikjet ne fushen astronomike, ushtarake, teknologjite, të zbulimit apo kunderzbulimit, sherbimet e spiunazhit e të tjera si keto behen me parate e taksapaguesve te qytetareve te nje shteti. Asnje politikan ne bote nuk brengoset per faktin qe nje pjese e mire e taksave qe qytetaret te tyre paguajne nuk shkojne per permiresimin e jetes social-ekonomike apo per vete zhvillimet demokratike te shoqerise. Nje pjese e mire e ketyre taksave shkojne per shpenzime ushtarake, per lufte dhe modernizimin e makines ushtarake me teknologji qe kushtojne shifra astronomike. Nese parate qe shkojne per shpenzimet ushtarake do te shkonin per zhvillimin e ekomonise globale, si ate te furnizimit me uje te pijshem, sigurimin e ushqimit per qyetaret e tyre, do te perdoreshin ne fushen e shendetesise dhe kerkimeve mjekesore, medikamenteve dhe zbulimin e ilaceve te reja, spitale, infrastrukture, shtepi e kushte me te mira per te pastrehet, ushqim per te varferit e të tjera, imagjinoni sa shume jete njerezish do te ishin kursyer vetem nga kjo?

Njekohesisht kjo do te sillte ndryshime rrenjesore ne kualitetin e jetes se vete njerezve ne mbare planetin tone. Mediat ne bote por edhe ne Europe e aq me keq ne Ballkan e Shqiperi nuk i kemi pare qe te bejne, apo hapin nje debat te tille per kto para e taksa qytetaresh qe shkojne per armatime luftarake, per te marre jete njerezish pavaresisht se kush kto armatime i perdor.  A eshte humane sot ku industrite ushtarake fitojne ne menyre marramendese ne tregjet e shitjeve te ketyre teknologjive dhe askush nuk flet, askush nuk shkruan dhe askush nuk ankohet? Fakte e mesiperme na bejne me te ndjeshem jo kur jemi te forte, por kur jemi te dobet, te vobeket e te pambrojtur. I solla keto fakte per te shtjelluar me poshte emrin e nje gjeniu qe me te padrejte eshte cilesuar si “njeriu me i urryer ne Amerike” . Ne shume shtete qytetaret qe paguajne taksat i marrin ato pas ne formen e investimit dhe te perkujdesjes ndaj qytetarit. Këte takse qe ata paguajne duhet ti kthehet edhe ne shendetesi per ilace, spitale e sherbim me te mire mjekesor.

Asksush nuk thote gje qe shuma e parave qe shkojne per industrine ushtarake eshte shume me e madhe se ajo qe shkon ne sherbimet shendetesore?! Ne vendet social demokratike qytetaret kane me shume kontroll per taksen e tyre, madje njerezit qe kane me shume nevoje per këte mbeshtetje, e marrin edhe ne fushen e mjekesise apo medikamenteve te rimbursuara. Shpesh kostot e ilaceve nuk dihen madje edhe pse prodhohen nga shume kompani ato mbesin enigme dhe per nje periudhe shume te gjate. Qytetaret e rendomte nuk dine as efektet anesore qe kane, dhe kurre nuk marrin deshpermblim kur ata demtohen apo edhe kur ka pasur raste te humbjes se jete te tyre. Gjithsesi shtetet sociale jane rregullatore madje paguajne dhe qytetaret marrin shpesh gratis medikamentet qe kane te bejne me semundjet kronike si psh; depresion, diabet, tension, hiv, kancer, etj që jane jetike per jeten e tyre.  Sigurisht qe kjo ka kostot e veta, dhe jane prioritet i nje qeverie ne vendin e saj! Rendom te buxhetet ushtarake dhe ato shendetesore ka debate mjaft te nxehta brenda qeverive apo parlamenteve ndersa prioritetet jane te ndryshme sipas vendit dhe politikave apo qeverive perkatese. Ndersa per buxhetet ushtarake vendoset me lehte per buxhetet dhe politikat shendesore veshtiresia rritet. Reforma dhe politikat shendesore dallojne nga shteti ne shtet madje edhe vete brenda shteteve amerikane. Spitalet private dhe klinakat e tyre jane makina parash me kosto shume te larta.

Askush nuk nderhyn per te rregulluar këte treg shendetsor kostot e te cilit jane jashtezakonisht te larta dhe te paperballueshme per masen me te madhe te qytetareve edhe vete vendeve me te zhvilluar te Perendimit. Nisur nga kjo semundjet e pasherueshme per nje kohe te gjate kane qene beteje jo vetem e njerezve te prekur por edhe te vete shteteve qe kane politika mbrojtese. Shume studjues apo kompani inovacioni perdorin shuma marramendese per punen kerkimore qe ato bejne per te ardhur tek nje sukses i cili duhet te shperblehet nje dite. Suksesi i nje qytetari shqiptaro-amerikan, ka bere jehone kudo, i njohur jo vetem mua por per miliona qytetare kudo ne bote . Ajo qe me cuditi me se shumti ishte fakti i shpalljes se Martin Shkrelit nga media, politika apo grupime te ndryshme si “Qytetari me i urryer ne bote!” . Madje mediat shqip-shkruese apo shqip-folese ne unison te telekomanduara cfare nuk shkruajten per Martin Shkrelin. Asnje fjale per aftesite e tij prej gjeniu ne këte treg te madh konkurentesh ku lufta eshte aq e ashper aq e pameshirshme, saqe sot mund te jesh miliarder por e nesermja mund te te gjeje edhe pa para ne xhep. Konkurenca dhe tregu i lire krijon premisa te tilla. As sot nuk e kam kuptuar pse u shkruajt vetem per cmimin e nje ilaci dhe nuk u shkruajt per suksesin e tij qe padyshim ka merite z.Shkreli?

Kur flitet per talente kaq te rinj si Martin Shkreli, Mark Zuckeberg etj, keta personazhe shpejt behen idhuj per shume te rinj e te reja kudo ne Amerike, Europe e gjetke. Padyshim Martin Shkreli ska se si te mos jete edhe idhull i shqiptareve. Po per mua si shqiptar me gezon fakti qe Martin Shkreli ka rrenjet shqiptare edhe pse eshte qytetar amerikan.

Po le ti kthehemi faktit, Shkreli per te cilen media jone u tregua naive dhe e pameshirshme madje foli edhe me shume se vete media amerikane apo ndonje media tjeter satelitore, ka shpikur ilaçin me të ri që kuron sëmundjet degjeneruese në tru dhe HIV-AIDS. Pavarësisht aneve pozitive që mund të ketë ilaçi (daraprim) në shëndetin e njeriut, shpikja e tij ka ngjallur mjaft debat dhe “urrejtje” për djaloshin 32-vjeçar eshte shfaqur ne menyren me te paskrupullt.

A është me vend të etiketosh gjeniun Martin Shkreli si “njeriu me i urryer” nëse i ke dhënë njerëzimit një zgjidhje që e kërkonte prej kohësh? A është e drejtë të arrestohej e denigrohej emri i ketij gjeniu per te cilen bota jone dhe ne vecanti njerezit e prekur nga semundja HIV kane kaq shume nevoje? Këto janë dy pyetje që duan patjetër një përgjigje të saktë, të bazuar në fakte. Çështja nuk është tek zgjidhja e një problemi, siç është në këtë rast kurimi i një sëmundjeje.

Problemi është tek çmimi që duhet të paguajnë pacientët apo personat që kanë nevojë për të. Pikërisht rritja e çmimit të daraprim ka shkaktuar një debat të madh jo vetëm tek njerëzit, media, por edhe në senatin amerikan. Zoti Shkreli e pa të arsyeshme që të ndryshonte çmimin e ilaçit nga 13.50$ në 750$ pasi sipas tij prodhimi i një ilaçi të tillë ka shumë kosto ekonomike dhe njerëzore. Ai është shprehur për median se çmimi është vendosur 750$ për të çuar më tej kërkimin shkencor dhe pse jo për të zbuluar ilaçe të reja për të kuruar sëmundje të tjera.

Nëse fati i një shkencëtari është ndëshkimi atëherë duhet të ndëshkohen të gjithë shkencëtarët e historisë së njerëzit. Unë mund të them me plot gojën, ne duhet ta duam dhe mbrojme Martin Shkrelin. Teksa lexon se kush është ai dhe se çfarë thonë personat që kanë punuar me të atëherë nuk ke se si të mos krijosh një respekt pa e njohur nga afër. “Martini është djali më i zgjuar i të gjitha kohërave. Intelekti i këtij burri është i pakrahasueshëm”, tha dikush, i cili kishte punuar me të ne Wall Street. Edhe personi që ka thënë këtë të vërtetë, e ka thënë duke ruajtur anonimatin. Përse vallë?

E vërteta duhet mbrojtur jo në heshtje dhe me identitet. Të gjithë i janë kundërvënë Martin Shkrelit, sikur po merr mijëra jetë njerëzisht. Në fakt është e kundërta. Ai për shumë njerëz ka hapur një dritare shprese. Nuk është me vend të thuash se shumica nuk mundet të blejë një ilaç që i jep jetë. Por, njeriu është i çuditshëm… Nëse do të behej fjalë për të blerë një bluzë, pallto apo fustan firmato do ta blinte pa më të voglin hezitim. Kjo situate e tensionuar po ndodh në një vend ku e reja gjithmonw përkrahet.

Ndonëse shefi  ekzekutiv i rrjetit farmaceutik “Turing ” pranoi që ilaçi të jepej falas për qytetarët e siguruar dhe të ishte në atë çmim për personat që kishin mundësi ekonomike, atij iu vunë prangat. Me shumë siguri, Shkreli 32-vjeçar me dellin e adoleshentit (siç janë shprehur të afërmit e tij në median e huaj) dhe me zgjuarsinë e intelektin që e karakterizon do ta gjejë rrugën drejt lirisë. Bazuar në atë që media e huaj raporton, Shkreli rritjen e çmimit e bën për përfitim personal. Por, është po ky djalosh që i ka i dhuruar një kolegji deri 1 milionë dollarë, madje mundet që të dhurojë edhe 5 milionë dollarë (siç është shprehur vetë Shkreli). Ndoshta është e drejtë…

Ai kërkon të “përfitojë” sa më shumë të ardhura. Përballw shifrës 750$ qëndron një jetë njeriu. Kush do mund të guxonte të bënte diçka të tillë përballë njerëzimit? Një shkencëtar? Sigurisht, çmimi i një ilaçi është shumë i rëndësishëm pasi duhet menduar edhe për atë që nuk ka një punë të mirë apo nuk ka mundësi ekonomike për ta blerë. Në këtë pikë duhet të bien dakord instancat përkatëse me kompaninë Turing. Edhe njeriu më i paditur e kupton që kërkimi shkencor kërkon kohë dhe investime. Daraprim , siç ka thënë Shkreli, është një lloj ilaçi shumë specifik që kërkon përkushtim, punë dhe duhet të punësohen shumë persona. “Unë shpika një ilacin të ri për të trajtuar sëmundjen. Por, është e vështirë, duhet të punësosh shumë persona për ta bërë një produkt konkret”, është shprehur Shkreli.

Është shumë e thjeshtë për të bërë një ballafaqim mes asaj që pretendon Shkreli dhe asaj që pretendojnë të tjerët. Për të parë se sa efektiv është ky ilaç, për të parë se sa kosto ka, mund të merren në konsideratë edhe mendime të mjekëve specialistë të kësaj fushe. T’i jepet ajo qe i takon Cezarit. Nuk di nëse për katër muaj me rradhë është folur për të mirën e këtij ilaçi të ri, apo për një njeri me një tru që rrallë mund të haset. Kontributi i Shkrelit do të jetë afatgjatë dhe kjo duhet vlerësuar jo duke i vënë prangat e denigruar figuren e tij, por duke i qëndruar në krahë dhe mbeshtetur. Nëse prangat ose denigrimi i figures se Shkrelit do të ishin zgjidhje, atëherë dhe shumë të tjerë duhet të ishin prangosur.

Hajde t’i prangosim të gjithë dijetarët e historisë se një pikturë kushton sa qimet e kokës, se një skulpturë ka një çmim marramendës. Epo do thoni ju muzika, piktura, skultpura etj. janë llastime për një pjesë të shoqërisë që ka kushte maksimale jetesë. Por, nëse një pikturë kushton mijëra euro apo dollarë pse një ilaç që është jetik duhet të jepet falas? Për më tepër, për zbulimin e tij punojnë dhjetra mijera njerëz… Në fushën e mjekësisë, në rastin konkret të farmaceutikës duhet të ketë më shumë investime se në çdo fushë tjetër. Arti dhe kultura zhvillohen nëse qytetarët janë mirë nga ana shëndetësorë, pasi realizohen vetëm për to. Të ndalosh vrapin e shkencës është njësoj si të vdesësh njerëzimin.

FB_IMG_1456047144134Nisur sa me siper eshte detyre qytetare per cilindo nga ne qofsh ti politikan, gazetar, studjues, apo shkenctar, që për rastin e Martin Shkrelit ta ngreme zerin me force e ne mbrojtje te figures se dhe aktivitetit te tij per te cilen njerezimi ka kaq shume nevoje. Nje dite “urrejtja” ndaj Shkrelit do te harrohet,ndersa miresia me te cilen ai i sherben njerezimit do te mbetet, brezat qe vijne do te na sjellin gjeni te reja, dijet e tyre do ti vene ne sherbim te njerezimit!

Share: