Home KRYESORE Mediat e huaja per zhvillimet ne Kosove

Mediat e huaja per zhvillimet ne Kosove

Media të  njohura  ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës. Pothuajse në të gjitha versionet elektronike të gazetave ndërkombëtare por edhe në tevelizionet ndërkombëtare siç janë CNN, BBC, Euronews, NTV etj. është raportuar për konfliktin pozitë opozitë në Kuvendin e Kosovës.

Kështu e përditshmja britanike “The Guradian” dhe ajo amerikane “The New York Times” kanë raportuar për ngjarjet e të premtes në Kuvendin e Kosovës, duke vënë theksin në paradoksin sesi në të njëjtën kohë opozita ka gjuajtur gaz lotsjellës, ndërsa pozita ka votuar ligje, raporton Gazeta  Blic.

The Guardian shkruan se “Deputetët tentojnë të procedojnë në sesionin e parë të Parlamentit teksa opozitarët kanë lëshuar gaz lotsjellës. Të zemëruar ndaj marrëveshjeve të qeverisë me Serbinë, opozita ka bllokuar Kuvendin në këtë mënyrë qysh prej tetorit”, shkruan “The Guardian”.Në “New York Times” raportohet se “forcat e sigurisë kanë vënë gasmaska teksa kanë inspektuar brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, kur të premten deputetët opozitarë kanë penguar mbajtjen e seancës së parë për këtë vit”.

Ndërsa “Spiegel Online” e Gjermanisë dhe FAZ.net raportojnë gjerësisht për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e Deputetit të Kuvendit të Kosovës. Sipas këtyre gazetave, Haradinaj i cili është njëri prej dy udhëheqësve të opozitës ka vendosur të heqë dorë nga mandati i Deputetit të Kosovës në shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar nga Qeveria ndaj deputetëve të Opozitës.

Në të njejtën kohë, këto media raportojnë që opozita është shprehur  kundër marrëveshjes me Serbinë e cila parasheh që serbëve të Kosovës t’u jepet autonomi brenda territorit të shtetit të ri./Gazeta Blic/

Share: