Nuk eshte se njeriu ka shume kohe te lire te “vozite” ne FB. Une kur kam kohe, nuk harroj t’i hedh nje sy komenteve dhe analizave, sidomos ato qe hedhin ne muret e FB, analiste e kolege, apo profesore te nderuar, sidomos ish funksionare! Ku cfare meson prej tyre! Por, me bene pershtypje keto 12 oret e fundit! Asnje koment, asnje analize, asnje sharje, asnje persiatje per nje raport te rendesishem, te nje prej agjencive me te respektuara ne bote, S&P, e cila ka lancuar raportin e fundit per Shqiperine. Çfare thote raporti?
Shqiperia vleresohet pozitivisht nga B ne B+! Ky eshte nje lajm shume i mire per investitoret brenda dhe jashte shqiperise sepse con mesazhin e sigurise qe ofron ekonomia shqiptare per te investuar. Kjo perkthehet ne kosto me te ulet investimi, fitime me te larta dhe per rrjedhoje dhe me shume investime te brendshme dhe te huaja.
Permiresimi i vleresimit ndaj Shqiperise te S&P me nje shkalle eshe nje tjeter prove e qarte dhe e pavarur e plotesimit te nje prej premtimeve kryesore te kesaj qeverie asaj te rivendosjes te stabilitetit makroekonomik.
Tani iu takonte te flisnin analistet e borxhit! Asnje nuk po flet!? S&P ka folur per shendetin e borxhit shqiptar. E thene shume qarte, permiresimi vjen si rezultat i permiresimit te situates fiskale qe e ka vendosur bindshem borxhin ne nje prirje renese [nga 70% drejt 60% e PBB].
Ekspertet tone se kjo eshte nje arritje edhe me e madhe po te kemi parasysh gjendjen ku e morem borxhin.
Borxhi i shume perfolur kohet e fundit eshte permiresuar dukshem dhe ne koston dhe ne jetegjatesine e tij qe gjithashtu perkthehet ne nje mjedis me te sigurt per bizneset dhe kredidhenien, thone ekspertet e Ministrise se Financave.
Po vleresimi nuk i perket vetem Ministrise se Financave dhe as vetem qeverise, por te gjithe shqiptareve! Pse heshtin tani ata qe nuk kursehen kurre, as per lajme qe ndonjehere nuk jane as te sakte dhe as burimore!?
Permiresimi i vleresimit nga Standard&Poors eshte lajm i mire! Njerezit e FB mund te komentojne edhe lajmet e mira! Çudi sa te heshtur jane sot!?