Home KRYESORE Letrarizimi i krimit që mban peng brezat

Letrarizimi i krimit që mban peng brezat

Nga Fadil Curri

“Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet” i Palluqit e konsideroj si një semafor me zë që të drejton të verbrin t’i kuptojë rrugët para rrezikut hapërues, të mos e zgjedhë më të shkurtën e lehtë e me rreziqe, atë që sjell vetëm të mira subjektive me kërdi objective, kob masiv.

Para disa vitesh e lexova romanin “Souciant” të shkrimtarit Dejvid Çariand dhe mbresa e parë që fitova ishte pyetja se a është e mundur aq katërcipërisht të sheshohet shpirti e mendja e një të abuzuare seksuale në një kamp ushtarak me trauma jetësore. Gjatë promovimit të këtij romani në Shkup, ku mori pjesë edhe autori,e pyeta intimisht se a e lidh diçka me protagonisten e romanit, nënën e përdalë, sepse psikologjia e shkrimit diktonte bindjen se autori nuk mund të jetë larg përjetimit, qoftë edhe i pjesshëm. Autori e pranoi se përjetimi ndaj nënës së çmendur nuk është vetëm letrar, por edhe faktik.

Këto ditë e lexova romanin “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet” i shkrimtarit mërgimtar nga Shqipëria, Rezart Palluqi. Me përshtypje të ngjashme me të Dejvid Çariandit, shkrimtarit me ngjyrë nga Kandaja, duke shtruar pyetjen vetes: vallë, ekziston imagjinatë letrare të përshkruajë krimin komunist pa e pasur tragjinë e saj nga afër, për më tepër nga një shkrimtar pa emër në letrat e sotme shqipe? Autorin e romanit nuk e njoh, nuk e kam takuar që të shuajë kërshërinë time, përkundër bindjes se katërcipëria e përshkom letrarizimin realist të ambientit shqiptar gjatë monizmit.Rezultimi pozitiv ose bindja nuk janë dhe aq me rëndësi për prezantimin e përshtypjeve leximore nga libri.

“Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazët” i Palluqit e konsideroj si një semafor me zë që të drejton të verbrin t’i kuptojë rrugët para rrezikut hapërues, të mos e zgjedhë më të shkurtën e lehtë e me rreziqe, atë që sjell vetëm të mira subjektive me kërdi objective, kob masiv. Autori shtjellon rrethanat e komunizmit shqiptarkrimbërës. Kalimthi fabula e romanit do të dukej kështu: normisti Simon, kureshtar e dashamirës i yjësisë, burgoset dhe vritet pse prehej me yjet, atë të flamurit amerikan. Familja e tij e ngushtë ik në Holandë me një pasaportë false jugosllave. Ylli, me shpirt të patundur rreth fatit të babait, në Holandë bie në dashuri dhe martohet, pastaj lindin edhe djalin Shpëtimin, me vajzën (Zhaklinën) e urdhërdhënësit(Viktorit) për vrasjen e babait të Yllit(Simonit). Viktori, shef i sigurimit shqiptar, nuk e lë rehat Yllin edhe në Holandë, duke i kurdisur kurthe e tentim-vrasje. Ditën që gjoja u zhvarrosën eshtrat e babait të tij, Ylli përballet me shumë kurthe nga Viktori, deri edhe në vrasjen e tij virtuale-reale, sepse rrëfimi është në veten e parë.

Ngjarjet e karakteret letrarizuara, personazhet dhe poetika e emrave metaforë, bota e tyre shpirtërore e mendore janë shtyllat e prosisë letrare të librit.Ylli, djali i Simonit të burgosur e të vrarë nga regjimi komunist, është me karakter të qëndrushëm, ndonëse i paratraumatizuar me burgosjen e fatin e mëtejmë të zhdukjes së babait. Duket tip tekanjoz, i parehatshëm, tejet introvetrt e asocial, i paparashikueshëm për njëmendësinë, por realist me bindje për ndriçimin e fatit të babait. Dyshimi në gati çdo gjë, edhe në dashurinë e pamistifikuar, atë e shpëton dhe e bart qëllimeve të tij. Është hero i demokracisë së mirëfilltë, luftëtar kundër diktaturës, mishërues i gjakut të tij gjenetik, fëmijë besnik hasret i prindërve. Ylli si personazh është metaforë pagëzuese, përçues i aspiratës. Dashuria ylltare e kësaj familjeje vishet dyfish, herë si prehje e babait, herë si trashëgim emëror i birit. Simbolikisht shprehur, regjimi vret yjësinë vendore të natyrshme për një yll barbar të imponuar.Gjakftohtë i përcjell rrethanat edhe kur ka rrezik, futet në to për hirë të së vërtetës, qoftë edhe kur detyrohet të zmbraps ndonjëherë përpjekjet e nënës së tij që të mos vijë te një e keqe e re për të.

Ylli, personazh psikologjikisht tejet kompleksiv, letrarisht fortesë ideo-artistike, është tip i njeriut të lirisë sovrane, si është në dashuri me Zhaklinën. Është ateist me besim, por nuk është antiteist krimogjen si regjimi komunist shqiptar.Ylli ia jep meritën e besimin dashurisë, por i mban rezervat ndaj saj si bijë e “sigurimsit” që ka gisht në vrasjen e babait, i përmbahet parimit të një poeti hungarez, se për dashurinë e jap jetën, për atdhe (të vërtetën) e jap dashurinë. Përballet me sojin e keq të komunizmit kryeneç, bile trashëgohet te brezi i ri i bijës së tij nga dashuriçka prostitucionale me nënën e saj me Viktorin. Poenta e saj është se e keqjaqë rri gjatë në konak, mund të të bëhet hisetare e shtëpisë në trashëgim, si ishte komunizmi shqiptar. Heroi letrar mëton që liria të ketë shtrirje horiznotale në çdo njeri, shtëpi, kopsht qoftë edhe në një pemë portokalli si në të gjitha 193 kafazet që simbolizon rruzullin tokësor me kaq shtete, pra edhe në Shqipërinë e privuar nga kjo liri.

E keqja gëlon më shumë e më shpejt kudo e kurdo, kur menaxhohet nga sistemi shtetëror diktaorial, ashtu si u bë përfutja nga Shqipëria në dashurinë e Yllit me Zhaklinën në Holandën e largët.Bile kjo thyen edhe familje, degjeneron edhe ata që nuk duhen përjetuar këtë, me vetëdije ose jo, si ishte ftohja familjare e xhaxhait të Yllit si kumbar i dashurisë dyshimplotë me Zhaklinën, I martuar ne miken e saj, Alketën.Së paku nga zhbëria personazheske në roman.Përmes Zhaklinës lexuesi nuk e ka të vështirë të kuptojë zgjerimin e influencës së diktaturës shqiptare edhe në botë për qëllime krimi, si ndodhi me vrasjen e Shefqetit nga ana e Zhakinës në shtëpinë e saj dhe varrosjen misterioze të tij nga rojet e gruas së Yllit. Shpirti i pathyeshëm dhe gurra dyshuese e Yllit bëjnë të njihen gjurmët e kobeve e krimeve, autorëve të tyre, si është zbulimi se vjehrri i tij ka gisht në vrasjen e babait, se ai do ta vrasë edhe Yllin, pa mëshirë ndaj së bijës Zhaklinë të mbetet pa burrë dhe nipit të tij pa baba.

Këtu është theksi i porosisë letrare të librit, se komunizmi shqiptar nuk vret vetëm individë, por edhe gjenerata, duke marrë peng lumturinë e Shpëtimit pesëvjeçar, bartjen e komunizmit në trikohësi.

Aparati i regjimit e ndërlikon më shumë besimin e popullit përmes sajesave shfifarake-përçarëse, hutibërëse nga palaçot e tij ndër familjarët e të dëmtuarve, si janë dyshimet e Bardhit e Yllit, botë e pasigurt që hetohet përmes profilit-karakter të Viktorit. Ky hiqet se po kujdeset për zbardhjen e vrasjes së babait të dhëndrrrit, por jo edhe të zbardhet dosja e këtij krimi, sepse kjo nënkupton edhe fundin substancial të komunizmit. Autori nga veprimet e protagonistit sikur e shpëton të vërtetën, kur ai për çdo veprim të ardhshëm i njofton të besuarit e tij në Shqipëri e Holandë, kur ua kishte rrëfyer historinë e krimit, ndaj edhe ngushëllim para vdekjes së parandjerë nga babai i Zhaklinës e ka shpëtimin e së vërtetës dhe te Shpëtimi, i biri i Yllit. Tejet dhembshurake është fytyra e nënës së Yllit, e cila e kupton se të birin e ndjek hija tragjike e komunizmit, e ngjashme me të burrit të saj.Lufta e karaktereve të personazheve bëhet e paepur edhe në saje të Bardhit, shokut të fëmijërisë që i rrëfen shumë të vërteta për vrastarinë e vjehrrit Viktor.

Duke u nisur nga personazhi-karakter i Yllit në romanin e Rezart Palluqit “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazët” përmes gjuhës së sinqertë shpirtërore, ata që e kanë përjetuar tragjikën e ambientinkëtij regjimi, e kuptojnë leximin si maratonë racionale nga pika në pikë, përplot fjalë e shprehje dialektologjike me përpikëri e semantikë të tejkuptimshme, natyrshëm popullore. Rrjedha e fabulës përshkohet me ankthin e afatit të fatit të njeriut hero të ndërkohësisë, fabulë kjo paksa me identitet e domosdo filmike-dramatike në vizionin e shprehjes artistike të letrarizimit të së vërtetës betejë më betejë.Përshfaqja e vlerave identike të romanit “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazët” është përballje kulturofobisë që mban peng edhe zbardhjen letrare të një regjimi që zhbëri received_10208641876994738biologjikisht jetërat e veprat e njerëzve që i deshën dritat e ngrohtësitë e yjësive, e jo vetëm të një ylli të sajuar me detyrë kuçedre popullngrënëse.Librat si “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazët” një herë lexohen dhe që prore qortojnë me moralizim, vizion, humanizëm, mbijetesë të së keqes dhe përjetësi tejletrare.

Fadil Curri (Maqedoni) janar 2016

Share: