Një shqiptar 35 vjeçar, ka humbur jetën ne luftimet ne Siri. Siç mëson dhe njofton gazeta Zhurnal, personi në fjalë është nga fshati, Hasanbeg i Shkupit. Për rënien në luftimet në Siri të 35 vjeçarit nga Hasanbegu, sot është njoftuar edhe familja e tij. Ndryshe, para një jave, u bë e ditur se duke luftuar në krah të ISIS-it, në janar ka humbur jetën një shqiptar 18 vjeç nga Mali i Zi.