Policët e Bashkise se Tiranes kanë përdorur forcë kundër një grupi qytetarësh që po proteston në Parkun e Liqenit kundër ndërtimit të një këndi lojrash. Policia Bashkiake ka ndaluar qytetarët të futen në pjesën e parkut të rrethuar më gardh prej druri. Në momentin që disa protestues kanë tentuar të hyjnë, policët i kanë reaguar dhunshem. Një protestues është goditur brutalisht në grykë dhe ka humbur ndjenjat, por e ka marrë vetën më vonë. Ndërkohë, burime të tjera thonë se edhe një polic i bashkise është dërguar në spital, por nuk dihet shkaku.