Home KRYESORE Andi Bejtja Edi Rames, E ke marre lehte!

Andi Bejtja Edi Rames, E ke marre lehte!

Opinionisti Andi Bejtja ka vënë në dukje se kryeministri Rama e ka marrë lehtë dhe se çështja e Parkut të Liqenit nuk zgjidhet me dhunë, por me dialog e me tërheqje.

“Them se kryeministri Rama e kam marrë lehtë. Kjo çështje nuk zgjidhet me dhunë, por me dialog, me tërheqje prapa. Besoj Rama se do të zbresë nga frëngjilli i “Twitter-it” dhe do të bëjë detyrën e tij pranë qytetarëve.”- tha Bejtja nga studioja e News24 ku ishte i ftuar.

Ai ka vlerësuar se punimet po vijojnë në mënyrë të paligjshme pa pasur lejen mjedisore, por sipas Bejtjas edhe nëse ndërhyrja te Parku do të kishte qenë me leje, sërish do të kishte vend për diksutim.

“Nëse nuk do të dilja kundër këtij akti, atëherë fëmijët e fëmijëve të mi do të peshtynin ne fytyrë.”-u shpreh Bejtja.

Gjithashtu ai theksoi se i është dukur tepër qesharake situata e sotme ku një pjesë e mediave i kushtoi më tepër rëndësi çështjes nëse kishte armë apo jo deputeti demokrat Genc Strazimiri apo jo se sa Protestës së sotme te Parku i Liqenit ku qartazi pati dhunë policore, madje u shoqëruan edhe disa persona.

“Nuk mund ta mbulojë këtë çështje një armë. Kishte celular apo armë Gent Strazimiri, apo e kishte me leje apo pa leje këtë çështje e zgjidh drejtësia. Mu duk qesharake se si u servir në shumë TV çështja e “armës” së Strazimirit se sa protesta”- tha Bejtja.

Por analisti Andi Bejtja kishte edhe një vërejtje për Partinë Demokratike, pasi sipas tij dalja e sotme në Protestë ka qenë e vonuar. Pasi sipas tij forcat politike duhet të përfaqësojnë interesat qytetarë dhe nuk ka rëndësi nga kush ngrihen këto çështje.

Share: