Nga Luan Kurti
Teksa mendoja se njerezit ne kete vend kane hequr dore nga librat, nga teatrot, nga kinemate, nga disa prej gjerave me sinjifikative dhe me kuptim te kesaj bote, qe te persosin estetikisht, moralisht, te clirojne nga pasionet e verbera dhe gjenerojne energji pozitive, mu kujtua nje shprehje nga filmi ” koncert ne 1936″, ” ketu lulet I hane gomeret”.
Libri pranohet gjeresisht se ka vlera te pazevendesueshme, pasi larteson dhe kultivon shpirtin njerezor, persos fantazine, gojtarine, te jep avantazhe te paimagjinueshme ne ambiente te ndryshme, duke te kthyer ne pike referimi.
Arti, kultura, libri ne vetvete, mund te ishin barriera ndaj degradimit te individit pragmatik, shtysa drejt nje progresi pozitiv, dimensionesh, horizontesh ku materialja ka funksionin e se nevojshmes, plotesueses dhe moralja, shpirterorja behen sunduese.
Njeriu I mesuar, I kultivuar kurre nuk rreshqet ne amulli, ne dekadence. Ai ka tendencen qe gjithcka ta shohe me pozitivitet, edhe ne castet me dramatike te gjeje kuptimin, motivin e ekzistences, te jete ne perputhje me zotin dhe natyren.
Po e mbyll me nje thenie te Konfucit: ” ata te cilet deshironin te vendosnin rregull ne kombet e tyre, balancuan me pare familjet e tyre. Ata te cilet deshironin te balanconin familjet e tyre, ne fillim edukuan veten.
Ata te cilet deshironin te edukonin veten e tyre, ne fillim rregulluan mendjet e tyre…”