Home KRYESORE Lajme te trishta nga Katundi Bllok…

Lajme te trishta nga Katundi Bllok…

Nga Monika Spahivogli

Ne katundin Bllok kalon Matilda, nje “vajze” nga Burreli qe kerkon pune. Ka nje femije ne xhepin “kangur” qe eshte djali i dyte i saj.

Matilda buzeqesh por, syte i ka te trishtuar. Bebja (Orest), qesh pa fund-i gezohet dielit dhe mua. Duket qe rritet me dashuri pafund sepse syte i shkelqejne.

Teksa me kerkon pune (jo para), une i pergjigjem trishtueshem qe nuk kam mundesi ta paguaj megjithese me duhet ndihme.

Ajo nis te largohet heshturazi, koke ulur por, une e ndaloj duke i thene: A te te jap dicka nga dyqani im i lodhur: Jufka, fasule Kamenice, vaj….mjalte….Pranon vetem nje minikanavace me nje zog pushverdhe per djalin.

Me thote: Po e marr vetem sepse sapo i kendove “Patat po lahen brenda ne liqen…koken ulin poshte , bishtin larg e ngrene….” dhe Oresti u gezua!

Hej o katund i “gezuar”….sa me trishton.

Vajza nuk pranon leke sepse, sapo i kam dhene nje dhurate!
Duart i ka me kallo (e ve re teksa i jap doren per t’i thene mirupafshim). Dhembet i ka nje po, nje jo, nje ndoshta!!!

Buzeqesh ama me nje fytyre te cilter dhe eshte ende e bukura e dheut!!!

Nje grua rastesore qe e shoqeron rruges (zonje e vertete), i thote: Hajde se do dikush te te jape ca leka per t’u kthyer ne Burrel.

Ajo pergjigjet: JO sepse zonja po e ben Orestin te qeshe….do rri dhe pak ketu….nuk dua leke.

Mesoj rastesisht (jo nga ajo) qe, vajza e ka burrin ne burg ne Greqi (nuk di se sa e ka merituar), ka dhene nje veshke per djalin tjeter qe e ka te shtruar ne spital, kete here per mushkerite e dobeta, qe ka tre dite qe fle ne park (sepse duhet te shkoje ne spital te shohe birin e pare) bashke me vogelushin e lumur Orest te cilit i jep qumesht (nuk di sa i fresket eshte sepse, Oresti e ka gjuhen te bardhe, gje qe nuk me pelqen hic)…

O katund i trishtuar….me more shpirtin me personazhet qe me sjell cdo dite!!! Miqte e mij ne kupole…Reflektoni!

Share: