Nga Enver Bytyci
Sot jane mbushur 17 vite kur presidenti amerikan, Bill Clinton urdheroi sulmet ajrore kunder Serbise per çlirimin e shqiptareve te Kosoves nga dhuna e terrori serb.
Bombardimet e 24 marsit 1999 shenuan ngjarjen me madhore ne historine e Kosoves e te shqiptareve, Ato ishin njekohesisht kufiri i nje epoke ne marredheniet nderkombetare.
Per here te pare ne historine e njerezimit bota e qyteteruar mori ne mbrojtje jeten e nje kombi, duke deshmuar se bota e sotme eshte e duhet te jete humane dhe se humanizmi eshte detyre e shteteve dhe organizatave nderkombetare.
Avionet e NATO-s bombarduan per 78 dite radhazi caqet ushtarake e policore serbe, derisa e detyruan Milosheviçin te kapitulloje e te dorezohet. Por edhe pse Milosheviçi u dorezua, Beogradi akoma nuk ka deshmuar se eshte plotesisht i gatshem ta pranoje ate realitet te pakthyeshem, pavaresine e Kosoves, te cilen e paraprine bombardimet e NATO-s.
Ende udheheqesit politike dhe shumica e qytetareve te Serbise e shohin NATO-n si armike te tyre e persa kohe do te vazhdoje ky percaktim, aq kohe paqja dhe siguria ne rajonin tone nuk do te jete e garantuar.