Home KRYESORE 67 VJET NGA VDEKJA E MONS. VINCENC PRENNUSHIT DHE PROFECIA E DATES...

67 VJET NGA VDEKJA E MONS. VINCENC PRENNUSHIT DHE PROFECIA E DATES 19.

Nga AGUSTIN BARDHI

Nuk i kam dashtë kuj të keqen. Jam mundue me bà mirë. Me këto fjalë të thëna para trupit gjykues Arqipeshkvi i Durrësit e nisi kalvarin e tij.

Në moshën 64 vjeçare, me 19 mars 1949, Monsinjor Prennushi ndërroj jetë , në këtë mënyrë u vërtetua edhe “profecia” e bërë nga Teresa Neumann, në ditën kur i frati i ri i Shqipërisë Vinçenci e kishte takuar në Konnersreuth të Bavarisë. Ajo i pati thënë: do të kesh një aksident rrugorë, do të bëhesh ipeshkëv dhe pas 13 vitesh si ipeshkëv do të vdesësh si martir i fesë. Në fakt e para profeci u vërtetua kur u rrëzua nga kali gjate një udhëtimi të vështirë e dyta profeci u vërtetua më shugurimin ipeshkvor në 1936.

Data 19 për Prelatin e Kishës Katolike ne Shqipëri, Monsinjor Vinçenc Prennushi ka një kuptim plot mister dhe profetik. Është një datë që “vulos” momente të rëndësishme të jetës së  këtij vigani që nuk e lejoi kurrë shkëputjen e Kishës në Shqipëri nga Roma.

Këtë rëndësi të kësaj date e shpjegon më së miri nipi i Arqipeshkvit të Durrësit Mikel Prennushi i cili e pati publikuar në  Osservatore Romano, me 18 mars të 1994, ku thotë: 19 marsi, dita kurë u ngrit për herë të parë flamuri në kalanë e Shkodrës dhe qyteti u bashkua përgjithmonë më Shqipërinë e pavarur, ai ishte vetëm 29 vjeç dhe u zgjodh për të mbajt fjalim në tubimin më të madh që kishte jetuar deri në atë çast.[…] Dekreti i Atit të Shenjtë për emërimin e ipeshkvit, për At’ Vinçencin ishte i 27 janarit 1936, por shugurimi i tij ipeshkvor u celebrua me 19 mars të 1936 në Shkodër […] me 19 mars 1949, pas 13 vjetësh në misionin ipeshkvor, ndërroj jetë.

Monsinjor Vinçenci ishte dhe do të mbetët një ndër barinjtë më të spikatur në udhëheqjen e popullit të Zotit, ai kurrë nuk i mungoi popullit që i qe besuar në asnjë vështirësi që historia ju vuri përpara. Gjithmonë u gjend i vullnetshëm për të ngushëlluar e forcuar çdokënd që takonte, deri në frymën e fundit të tij dëshmoj dashurin e Krishtit të cilit ja pati dhuruar jetën e vet.

Është figura e një personaliteti të madh por që me përvujtëri preferon të mos dalë kurrë në qendër të vëmendjes, pak i përmendur edhe sot e kësaj dite ndër bashkëvëllezër të tij, herë për harrës e herë për injorance mosnjohje të këtij personi që shumë mundët të mësojë me jetën dhe aftesitë që kishte, se si duhet udhëhequr e ungjillëzuar populli i Zotit në Shqipëri.

T’FALEM, O KRYGJE!

T’falem, o Krygjë e dashtun,
Ngallnim, jetë e lumní;
T’falem, o nami e nδera
E nierzve n’ket shkreti:
Ti jé per né shêj pagje,
N’per ty t’gjithe t’falun presim,
Pse pezull Njatê barte
N’te cillin shpnesët na i pshtesim.

T’falem, uzδajë e amel
E atyne qi, tuj kjá,
Pershkohen n’per tallaze
T’nji shekllit t’va-pà-vá.
Pelqej loδt qi kta δεrdhin,
Nδιgjoj t’fshâmet qi lshojnë;
Me t’Naltin, Krisht, kto zêmra
Pajtoj: tjeter s’δishirojnë.

T’falem me gzim, o flamur,
Shtjellë vetem prej δashtnijet:
Me loδ per faqe, buzen
Porsi n’shéj miraδijet,

Un δue t’avis kah gjaku,
Qi Krishti, me m’shperblye,
Derδhi nδεr sa munδime,
Mì ty sa nδêj merthye.

T’falem o δritë e shekujve,
Príse perherë fatose:
Ti kjé qi δyert e Ferrit
I theve εδhε ι rropose;
Ti kjè qi prej robnijet
Nierin e mjerë e pshtove,
E m’ty me u pshtetë perhera
Kanδshem ti vetë e msove.

Sa jânë popuj e fise
Perherë ty t’u pershenδetshin,
E nδimë n’luftime t’shekllit
Prej teje gjithmonë gjetshin;
Nδεzun pre’ aso δαshnije,
Qi n’Krygjë na ké δiftue,
Bân, Krisht, qi na shelbue,
T’mrrîjmë t’gjith n’amshim me t’gzue.

ÁT VINÇENC PRENNUSHI.
(Gjethe e Lule)/Peregrinus.al

Share: