Home KRYESORE 8 Mars 2016! Feste apo Proteste!

8 Mars 2016! Feste apo Proteste!

Nga Sevim Arbana

Te kercejme se bashku, te lumtura, te cmendura, te barabarta e te realizuara, apo te dalim, me lule mimoze, me slogane, me autoparlante, me thirrje e mesazhe? Ne demokracine tone, apo anarshine demokratike, ka vend per te dyja. Jeni te lira te dashura gra, te beni ç’ te doni! Po ne ‘te dobishmet’ ashtu si 13 vite me pare, kur filluam te protestojme, me deshiren qe ne 359 ditet e tjera te vitit , te festojme, neser serish do te protestojme. Do te protestojme per nivelin e jeteses, per çmimet e larta, per papunesine, per drejtesine, per pronat e grabitura, per militantizmin qe po i merr frymen , per Parkun, per autokracine politike, per grate e vrara qe kerkojne drejtesi, per femijet rome, qe kerkojne femijeri, per,…per…per. Eja dhe ti, ejani dhe ju, pasi proteste do te thote; Feste!

Share: