Home KRYESORE Adriatik Alimadhi reagon ndaj shprehjes se Lulzim Bashes

Adriatik Alimadhi reagon ndaj shprehjes se Lulzim Bashes

Nga Adriatik Alimadhi

Te dashur miq, gjate intervistes se kryetarit te partise demokratike z. Lulzim Basha ne emisionin Tonight Ilva Tare ne televizionin Ora News eshte shkeputur nje sekuence ku perdoret fjala BALLIST.

Kam per 48 ore rresht qe e degjoj dhe ridegjoj kete fjale. Eshte per te ardhur shume keq se z. Basha keqperdor fjalen Ballist, e cila eshte fjale amaneti e identitetit te plote kombetar! Kjo fjale simbolizon me qindra e mijera deshmore te kombit ne trojet etnike shqiptare. Kjo fjale e burrave te kombit, e atdhetareve dhe patrioteve e nje plejade profesoresh dhe intelektualesh te nacionalizmit te kulluar shqiptar, te burrave te mencur te ketij kombi nuk mund ti jepet nje sens pexhorativ sot!

Gjendemi sot ne 25 vite te shkuara te menduara si demokraci e aq me keq nga ai qe pretendon te jete lideri i opozites se djathte! Cdo te thone nena, motra, bijte e tyre per fjalen e keqperdorur ne kete rast!?

Ne kete moment mendoj dhe dua t’ju bej me dije kulturen dhe mendesine e tij komuniste perderisa perdor fjale te medha me sens pexhorativ.

Nuk paska lexuar asgje nga historia! Sjellje e nje te papjekuri, e nje cilimiu! Si kryetari i Partise Balli Kombetar i kerkoj zyrtarisht z. Basha dhe partise demokratike te pronuncohen se cili eshte qendrimi i tyre zyrtar dhe politik me keqperdorimin e fjales BALLIST?!

Share: