Home KRYESORE Ambasada e SHBA ne Shkup shuplake abuzuesve te jetes private

Ambasada e SHBA ne Shkup shuplake abuzuesve te jetes private

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka reaguar ndaj audio incizimeve të fundit në Maqedoni, të cilat u publikuan në rrjetet e ndryshme sociale. Në to shfaqej një bisedë erotike mes deputetes Ermira Mehmeti dhe zëvendës kryeministrit Musa Xhaferi.

Ambasada e SHBA-së e informon opinionin publik, se ka një ligj për privatësinë e qytetarëve që duhet të zbatohet dhe se Komisioni i Venecias tregon qartë se cilat audio incizime mund të publikohen në opinion.

Ambasada rekomandon që të lexohet raporti i Komisionit të Venedikut, i cili flet qartë për audio incizimet.

Gjithashtu, ambasada u rikujton 4 partive politike më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, se kanë rënë dakord me  rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Share: