Home KRYESORE Ambasadori Donald Lu dhe besimi Shqiptar tek amerikanet

Ambasadori Donald Lu dhe besimi Shqiptar tek amerikanet

Nga Artur Roshi*

Ambasadat Amerikame në të gjithë botën janë garante të lirisë,demokracisë dhe sigurisë.Mbyllja e një Ambasade Amerikane në një vend dhe largimi i trupit diplomatik amerikan pas luftës së dytë botërore ishte shenja kryesore që tregonte se në atë vend po instalohej një diktaturë e egër.Për fatin tonë të keq kjo ndodhi dhe në Shqipëri .Pas Luftës së dytë botërore kur Ambasada Amerikane u mbyll,në Shqipëri filloi “nata e gjatë” e terrorit komunist.Politika e vobektë e Jashtme e vendit tonë të varfër gjatë viteve të diktaturës u orientua drejt Jugosllavisë,Rusisë dhe Kinës.

Marrëdhënia e Shqipërisë me SHBA-në përmblidhej në shprehjen “imperializmi Amerikan”dhe në libraritë tona një nga librat më të përhapur ishte “Reziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë”.

Kur mbas vitit 1990 u rihap Ambasada Amerikane dhe Shqipërinë erdhi ta vizitonte Sekretari i Shtetit Amerikan Xhejms Bejker.Shqiptaret e pritën jo vetëm me entuziazmin e një shoqërie demokratike që po rilindte,por edhe me një dashuri të sinqertë që lexohej qartë.

Por nga buronte kjo dashuri nga njerezit e një vendi ku fjala Amerikë për gati gjysëm shekulli ishte dëgjuar të kishte vetëm me një konotacion negativ.

Kjo dashuri lindi nga besimi tek amerika si vend model e mbështetës për demokracinë i cili u njehsua me besimin tek demokracia.

Ky besim i ka fillimet e veta jo rastësisht ,por mbi baza reale të ndihmës që Amerika ka dhënë për egzistencën e kombit tonë,për mos coptimin e tij.Por si nisi kjo ndihmë? Nga mori indicio ? Epiqendra e mendimit racional si për çdo moment historik të kombit shqiptar të asaj kohe, edhe në raporitin e vendit tonë me SHBA-në ishte sigurisht Mid’hat Frashëri,sepse Mid’hat Frashëri ishte institucion i çeshtjes kombëtare nëpër botë.Ishte njeriu më i ditur dhe burri më i shquar në trojet shqipfolëse.

Ky njeri,ky politikan i së ardhmes,duke njohur situatën e vendit të tij, duke njohur mirë të gjitha padrejtesitë që po i beheshin vendit të tij nga Fuqitë e Mëdha të Europës,si intelektual brilant që ishte,mendoi se në çështjen e ekzistencës së saj,Shqipërinë mund ta mbronte vetëm një Fuqi e madhe pa interesa në Ballkan,një fuqi që bazohej në të drejtën e popujve për të jetuar dhe kjo mendoi Mid’hat Frashëri mund të ishte vetëm Amerika.

Në janar të 1920 Mid’hati i dërgon një memorie presidentit Amerikan Willson.Si erudit i madh që ishte në atë memorie ai i parashtron të gjitha dokumentat ku ishte cënuar Shqipëria dhe kufijtë e saj, ç’kërkonin shqiptarët,si dhe hartat e literaturën e nevojshme që presidenti ta shqyrtonte.

Përgjigja ishte pozitive.Në Janar dhe Shkurt të atij viti Willson ndërhyn pranë konferencës së Paqes ,mbrojti fuqishëm çështjen e Shqipërisë dhe ndaloi zhdukjen e kombit tone.

Ky ishte kontakti i parë i vendosur mes Shqipërisë dhe Amerikës. Këtu fillon themeli i miqësisë historike midis dy vendeve tona. Po kush ishte Mid’hat Frashëri ?

Aktor kryesor në shpalljen e Pavarësisë dhe mbrojtësi i mëvehetësisë të Shqipërisë në të gjitha Kancelaritë Europiane,kryetari i Kongresit të Mamastirit ku u bë njehsimi i gjuhës shqipe,iniciatori i hapjes së Normales së Elbasanit.(e para shkollë e mesme në Shqipëri )

Mid’hati është themeluesi i mendimit politik shqiptar,themeluesi i ideve politike të para konservatore,hartues i programit të parë politik në Shqipëri, ndërtuesi i institucionit të dorëheqjes që ende edhe sot politikanët Shqiptarë nuk e njohin,njohës i shkëlqyer i psikologjisë së vendit të tij,pra,me pak fjalë njeriu që me punen e tij titanike e meriton të quhet “At i Kombit”,ashtu siç quhet në Amerikë Xhorxh Uashingëtoni.

Pra ,Mid’hati ishte një atdhetar i mënçur dhe jo një nacionalist ekstremist si duan ta paraqesin politikanë të sotëm shqiptar per shkak te konkurences politike.(qoftë edhe në heshtje )

Mbi këtë moment historik të iniciuar nga Mid’hat Frashëri ,shqiptarët ngritën besimin mbi SHBA-në,ku për një kategori njerëzish u bë njëlloj si një besim fetar. Gjatë periudhës së gjatë komuniste kjo u duk sikur u harrua,sepse regjimi komunist që erdhi në Shqipëri në 1944 persekutoi e dëboi nga Shqipëria të gjithë ata shqiptarë të orientuar nga idetë e Mid’hatit, Perëndimore pro Amerikane.

Do të persekutoheshin në emër të sistemit demokratik të ngritur mbi këto ide të Mid’hat Frashërit jo vetëm Ballistët që ishin të lidhur drejtpërdrejtë me to,por edhe pronarët,edhe intelektualët,edhe patëriotët e tjerë jashtë Ballit.

Prandaj entuziazmi i viteve 90 i idhtareve të Mid’hatit ishte falënderim për Amerikën të cilës ne i detyrohemi për ekzistencën tonë.

Mbas viteve 90 ,kur sistemi komunist ra,në Shqiperi u ngrit furishëm fuqia e besimit tek Amerika si rezultat i vakumit të imponuar nga regjimi diktatorial.Komunistët nuk patën fuqi e moral ta kundërshtojnë me ideologjinë e vet që kishte humbur kuptimin dhe të gjendur në këtë situatë e pranuan si besim thjesht komercial ,para,sa për një egzistencë komerciale jetësore politike.

Prandaj besimi tek ambasada amerikane (Amerika) është besimi që bashkon të dy krahët e politikës shqiptare.E djathta në përgjithësi për shkak të besimit të sinqertë dhe e majta për shkak të pafuqisë për ta kundërshtuar “si një besim i shpërndarjes së lirisë kudo në botë”.

Por,cilët janë njerezit që besojnë vërtet tek Shteti i zotit Donald LU ?

Sigurisht që jane ata që u sakrifikuan në emër të këtij besimi. Janë ata që besuan dhe ndoqën idetë demokratike konservatore të Mid’hat Frashërit.Janë ata që u larguan nga Shqiperia që në 1944 dhe nën besimin amerikan shkuan e jetojnë dhe sot në Amerikë.Janë pasardhësit e tyre gjenetikë që sot politikisht jetojnë tek Partia e Ballit Kombëtar Demokrat themeluar nga Mid’hat Frashëri në Rexhe Emilio të Italisë në 31 Dhjetor 1945.

Ambasada Amerikane ka luajtur një rol të madh në stabilizimin e demokracisë sonë.Por,për të qenë të sinqertë ambasadori Donald LU është më konseguenti në raport me filozofinë Amerikane të lirisë dhe vlerave njerëzore ,nga të gjithë ambasadorët amerikanë të akredituar në Shqipëri mbas vitit 90.Ai nuk flet me gjuhen e diplomacisë,por gjuha e tij është e thjeshtë dhe e drejtëpërdrejtë.Fjalet e tij nuk mund të manipulohen nga të dy krahet,siç ndodh rëndom me çdo deklaratë apo vëzhgim të faktorit ndërkombëtar.

Si përfaqsuesi i Shtetit Amerikan ju shpreh falënderimet e mia të sinqerta për të gjithë ndihmën e djeshme dhe të sotme që i keni dhënë dhe po vazhdoni ti jepni popullit tim.

*Autori eshte kryetar i Ballit Kombetar Demokrat

Share: