Fjalimin kryesor në Asamble e PS -se e ka mbajtur Kryetari i PS-së Edi Rama. Më poshtë janë disa nga deklarimet më të rëndësishme që ai bëri gjatë fjalës së tij.
Shkeljet e Statutit të Partisë Socialiste
- “Që statuti nuk është respektuar, kjo nuk ka vend për diskutim. Përse nuk është respektuar, këtë se themi dot.”
- “Nuk patëm kohë të merremi me zgjedhjet e partisë, pasi kur morëm çelësat e qeverisë e gjetëm vendin në kushtet e emergjencës, nuk e gjetëm fushë me lule.”
- “Mandati im si kryetar i Partisë Socialiste është marrë me parimin “një anëtar, një votë”, ndaj s’mund të rinovohet apo ndalohet me votën e asamblesë. Le ta vendosin socialistët e gjithë Shqipërisë fatin e mandatit tim me referendum. Të pyeten ata a duhet të ndërpritet mandati im apo jo.”
Futjen e njerëzve më lidhje kriminale në Kuvend
- “Armiqtë duan të na baltosin se kemi sjellë kriminelë në Parlament, por e vërteta është që kemi sjellë më shumë gra.”
- “Problemi i madh nuk është dekriminalizimi por kriminalizimi. Nuk janë 19 deputetët imagjinarë që krijoi PD por denoncimet e paskrupullta ndaj çdo ideje që hapet një rrugë të re. Nuk kundërshtohet ideja, por baltoset njeriu.”
Për dhunën verbale ndaj deputetit Blushi në Elbasan
- “Fishkëllima të pasjellshme.”
- “Më mirë të mos ndodhte, por asgjë nga këto nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe që qeverisja po bën për vendin.”
- “Edhe kur fishkëllehemi padrejtësisht nuk i fshehim gabimet tona pas fishkëlluesve. Kjo quhet përgjegjshmëri ndaj interesave.”
Për arritjet e qeverisë
- “PS është e vetmja forcë udhëheqëse e këtij vendi. Reformat e ndërmarra prej nesh po i hapin Shqipërisë një rrugë të re. Por, disa parti dhe grupe interesi ilegjitime po mundohen të pengojnë më çdo mënyrë këtë rrugë të re.”
- “Në këto dy vjet e gjysëm, kemi shtruar 207 kilometër rrugë, ky është fakt, jo 0, ky është opinion.”
- “PD, në tetë vjet, dha 895 milionë lekë për pagesat e papunësisë. Ne, në dy vjet e gjysëm, dhamë 905 milionë lekë.”
- “PD, në tetë vjet, dha 150 milionë dollarë për ndihmën ekonomike për të varfërit. Ne, në dy vjet e gjysëm. dhamë 210 milionë dollarë.”
- “Pagat mesatare dhe të ulta janë rritur me 7,5 për qind.”
- “Zeruam taksën për biznesin e vogël.”
- “170 mijë më shumë të punësuar se në fund të 2013.”/Exit.al