Nga Shpetim Beqiri
Shprehej Aleksandro Morandoti “Asgjë nuk ka ndryshuar në shekuj. Kush zotëron arin zotëron pushtetin”. Ari është konsideruar gjithnjë, në cdo kohë, si një strehë e sigurtë ekonomike për individët, korporatat, shtetet, aleancat ushtarake e me radhe, i akumuluar në kohë me instrumenta të ndryshëm legal dhe ilegal. Kohët e fundit ari është kthyer në lajmin e ditës si një interes ekonomik i padiskutushëm që influencon direkt në politikat strategjike ekonomike ndërkombëtare dhe në gjeopolitikën e shteteve, depozitimi ne banka, fonde apo në galeri sigurie të ndryshme e kanë bërë shumë të mistershëm vendodhjen dhe sasinë e tij.
Presidenti i Venezuelës kërkoj riatdhesimin e arit dhe vendosjen e tij në funksion të popullit, ari i cili deri atehere mbahej në Amerikë, Hugo Chavez thuhet se kishte nuhatur se dopozitat në New York dhe në Fort Knox ishin bosh, madje ka kohë që ka nisur një debat spekulativ se gjoja brenda këtyre depozitave Amerikane nuk është i ruajur ari, por kallëpa tubi tungsteni të praruar, metodë e njohur kjo.
Asokohe presidenti i Venezuelës u sulmua nga mediat dhe nga vende të ndryshme se riatdhesimi – i cili u konkretizua – i metalit të çmuar kishte si qëllim të vërtetë politikën populiste anti-amerikane, por në të vërtetë mw conw faktet treguan ndryshe për një pragmatizëm me sfond ekonomik dhe aspak ideologjik. Kriza ekonomike e vitit 2008 që plasi si fillim në Amerikë dhe më pas në Evropë e vendosi në diskutim arin që shtetet zotërojnë dhe mbajnw ne banka tw ndryshme. Vitet e fundit vende të ndryshme në Evropë po kërkojnë riatdhesimin e arit, ajo që bie në sy është se këto vende nuk është se janë të shtyrë nga politikat populiste, nacionaliste apo ideologjike; dhe vetë drejtuesit e bankës qendrore evropiane nuk janë të tillë pasi ato janë thjeshtë teknokratë të mirfilltë të cilët nuk udhëhiqen nga pasione apo ndjenja nacionaliste por nga racionaliteti i investimit.
Edhe pse nuk ishte e shtyrë nga politikat populiste apo nga presione të ndryshme, Hollanda ka riatdhesuar 122 mije tonë arë nga Amerika i cili ishte depozituar në bankën Federal Rezervë e njohur ndryshe, FED. Hollanda me këtë veprim ka rritur nga 11% në 31% sasinë e metalit të çmuar që duhet të qëndrojë në rezervat e veta, ajo që është e re në këtë operacion është se ari është riatdhesuar vetëm nga Amerika dhe jo nga Kanadaja dhe Anglia, operacion që sipas shumë analistëve fsheh pasigurinë që shfaq banka qëndrore amerikane dhe rezervat e saj.
Gjermania e cila mban vendin e dytë për nga rezervat e thesarit në botë me rreth 3.400 mijë tonë, ka vendosur që brenda vitit 2020 të riatdhesojë rreth 50% te arit në depozitat e veta. Ndryshe nga Hollanda, Gjermania ka marrë këtë iniciativë e shtyrë nga presioni i mediave dhe i disa politikanëve, por, mbi të gjitha nga grupet e interesit qw kanw shprehur me konsensus popullor, pasi kanw mbledhur firma. Një gjykatë në Gjermani e shtyrë nga presione të ndryshme, i ka kërkuar Bundesbank të dhëna të besushme në lidhje me rezervat e depozituara jashtë Gjermanisë.
Me sa duket Gjermania do të riatdhesojë vetem një pjesë të thesarit nga Franca, pothuajse njw sasi simbolike, ndërsa Banka Qendrore Amerikane ka marrë një vendim ndaj kërkesës së Gjermanise për riatdhesimin e metalit të çmuar, përgjigje e cila ka lënë rezervat e arit tw Gjermanisë të pandryshushme, pasi pergjigja ishte negative. Pra, Berlini nuk mund të riatdhesojë thesarin e saj nga Amerika ashtu siç pritej, duket sikur çështja ka marrë përmasat e një precedenti të rrezikshëm, rasti është diskutuar në nivele të ndryshme politike, nga ku është krijuar bindja se ari i është dhënë amerikës në leasing, gjithsesi, populli gjerman i druhet faktit se thesari nuk vjen më në Gjermani pasi ai është shitur.
Përsa i përket rastit të Austrisë, kjo e fundit ka kërkuar vetëm një kontroll të rezervave të veta kudo ndodhen. Vijmë te rasti Italian i cili për nga rezervat e thesarit zë vendin e tretë në botë me rreth 2 mijë tonë e gjysëm, përqindjen më të madhe të thesarit Italia e ka në Amerikë pastaj në Angli një pjesë të vogel në Bankën Qendrore Evropiane dhe në Bankën e Italisë, ndryshe nga shtetet skandinave të cilat po lëvizin drejt riatdhesimit të thesarit të tyre, Italia nuk ka bërë asnjë hap, në fakt drejtuesit e bankës italiane nuk janë gjendur përpara presioneve të mediave apo të grupeve të ndryshme politike, heshtja vazhdon, ndërkohë që Italia do të kishte zgjidhur një sër problemesh ekonomike me thesarin e saj.
Sasia e arit që ndodhet sot në tokë dmth i gjithë ari i nxjerrë nga njeriu në të gjitha kohrat është rreth 176 mijë tonë, është vlersuar se me mjetet teknologjike qe njerzimi zotëron mund të nxjerrë edhe 25 mijë tonë. Mendohet, pasi nuk ka prova të dokumentuara, se shteti që zotëron më shumë thesare është Vatikani me rreth 30% të rezervave botërore ose e thënë ndryshe me rreth 60 mijë tonë. Dihet që ari është garanci stabiliteti e instrument ekonomik ndërkombëtar. Një ndër motivet kryesore që shkaktoj krizën ekonomike rezulton të jetë pa dyshim edhe masa e madhe e raportit kredit-borxh të krijuara nga derivatet. Financa spekulative ka zmadhuar në mënyrë të shpejt kapacitetin e krijimit të kreditimit, pikërisht fal ndërprerjës të kufizimeve monetare qe ishin të lidhura me vlerën në arë, e thënë ndryshe, ari nuk kishte një vlerë të paracaktuar pasi në vitin 1990 ishte zhfuqizuar ligji Glass-Steagall.
Tashmë është i njohur fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një defiçit në bilancën tregtare dhe kjo dukuri po vazhdon e thellohet, dmth është një vend që merr borxh të jashtëm për konsum të brendshëm. Nuk është i rastësishëm fakti që Kina dhe Rusia po rrisin ndjeshmërisht dhe shpejt rezervat e thesarit, Pekini ka nevojë që nëpërmjet rritjes së rezervave të arit të rris në të njëjtën kohë edhe stabilitetin e brendshëm dhe të jashtëm ekonomik. Ne fakt u pa edhe në forumin që u mbajt në Beograd interesi i Kinës për të investuar në rajone që ndodhen në harta strategjike të veçanta gjeopolitike. Meqë, Kina aktualisht zë vendin e parë në botë për shkëmbime tregtare, është propozuar në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar që transaksionet të kryhen me monetën e atij shteti që ka më shumë shkëmbime tregtare një gjë e tillë është kundërshtuar në bllok nga vendet perëndimore.
Edhe kërkesat nga shumë vende të botës për të ndryshuar rregullat e Bretton Woods i cili rregullon të gjithë strukturën e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare që pas luftës së dytë botërore; në mënyrë që të parandalohet ndonjë krizë tjetër, por ndryshimi apo modifikimi i këtij dokumenti është i pamundur. Në këto kushte është normale që bankat qendrore të vendëve të ndryshme të kërkojne më shumë garanci për kredinë dhe për ekonomitë e tyre. Përdorimi i arit për kontratat leasing i përket natyrës ekonomike dhe vendos në pah mekanizmin e tregut, në këtë aspekt Federal Rezërve mund të jap në leasing një pjesë të mirë të arit i cili i përket vendeve të ndryshme të botës; me ketë manovër mund të qëndroje dhe të mbajë vendin e parë në botë, një gjë të tillë e ka bërë edhe më parë në sasi të vogla. Por, nësë zbulohet ky mekanizëm hipotetik do të përshkallëzonte një reagim zingjir nga të gjitha shtetet e botës që kanë rezervat e tyre në Amerikë duke kërkuar riatdhesimin e arit. Kjo është dhe frika që ka shtyrw vendet si Hollanda dhe Gjermania të kërkojnë rezervat e veta.
Riatdhesimi i arit në depozitat e vendeve përkatëse në këtë rast të vendeve evropiane është një veprim i cili do jepte siguri në tregun e këtyre vendeve dmth në tregun evropian, por, në të njëjtën kohë do ulej besimi në tregun e përgjithshëm botërorë nga ku të gjithë jemi të varur, siç quhet ndryshe tregu global ose globalizmi. Po shqiperia sa arë zotëron. Sipas të dhënave, aktualisht shqiperia zotëron ne rezervat e saj rreth 1.6 tonë arë. Zogu mori me vete kur iku nga shqiperia 183 kg arë, por rezervat e arit më të mëdha Zogu i kishte në Bankën Italiane në Itali me rreth 2 tonë e gjysëm, që më pas e sekuestroi Gjermania, pas luftës së dytë botërore për të mbyllur çështjen e Korfuzit qeveria komuniste la arin peng.
Nuk ka raporte të sakta por mendohet që edhe gjatë sistemit komunist të jetë mbledhur shume arë, nga njerzit e pasur (taksa e jashtëzakonshme) dhe nga ana tjetër të jetë nxjerrë nga miniera e Rubikut, shifrat nuk përputhen pasi flitet për sasi nga 3 deri në 4 tonë arë. Ajo që bie më shumë në sy qendron tek fakti se, që nga formimi i shtetit shqiptar, shqipëria e sistemit demokratik zotëron më pak rezerva ari, dhe ky fakt bie në kundërshtim me zhvillimin teknologjik, me zhvillimin marrëdhënieve tregtare, me lëvizjen e lirë, sepse minimalja këto faktor duhet të kishin rritur rezervat e thesarit dhe jo ulur ashtusikurse e kanë rritur dhe vendet e rajonit, vetëm Maqedonia si një shtet i ri zotëron 6 tonë arë, është shumë domëthënëse kjo sasi.
Nësë nuk ke arë nuk ke pushtet dhe forcën e duhur për të përballuar krizat ekonommike. Në lidhje me floririn drejtuesit dhe oligarkët e shqipërisë 4 herë e kanë tradhtuar popullin shqiptar një herë duke e vjedhur vetë rasti i Krrabës, një herë tjetër duke e falur rasti i minierës së Rubikut që vazhdon të shfrytëzohet nga kompanitë turke, rasti i mbretit Zog i cili mori me vete njw sasi tw konsiderushme, dhe rasti i fundit kur ne vitin 1990 njw pjsw e floririt u dwrgua nw Zvicwr wshtw akoma mister statusi i dwrgimit dhe sasia. Monetat në këtë rast ato të arit, përfaqësojnë ose kanë perfaqësuar historinë e njerzimit, të kombeve, të shteteve, kulturen, gjuhën, gjithçka që mund të ngelet në kohë, të transmetohet, të trashigohet si një dëshmi e ekzistëncës të një lidhjeje gjaku, vjedhja e arit të një populli do të thotë vjedhja e identitet të një kombi, pasi aty në ato kallëpa ari është vulosur me gjak historia e tij.