Home KRYESORE Armand Ali, nuk pranon që ISIS është organizatë terroriste?

Armand Ali, nuk pranon që ISIS është organizatë terroriste?

Ditën e enjte më 24 mars 2016 në emisionin “Të paekspozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi ne Ora News, ishin të pranishëm ish-kreu i Komitetit Shtetërot për Kultet z. Ilir Kulla, ish-kreu i SHISH-it z. Fatos Klosi, ish-nënkryetari i KMSH-së z. Ermir Gjinishi dhe imami i vetshpalluar i xhamisë së Unazës së Re Imam Armand Ali.

Emisioni i transmetuar drejtpërsëdrejti dhe ka pasur përplasje dhe debate në tema të ndryshme të nxehta rreth ngjarjeve të fundit në Bruksel, akteve të ndryshme të terrorit, të bëra kinse në emër të Islamit nga ISIS dhe, lufta në Siri e Irak.

Gjatë këtyre debateve edhe pse shpesh herë i ndjerë ngushtë nga pyetjet e gazetarit Rakipi dhe reagimet e të ftuarve të tjerë, imami i vetshpallur Armand Ali nuk ka pranuar që ISIS është një organizatë terroriste, duke thënë se, “atje ka njerëz të infiltruar nga shërbimet sekrete dhe nuk mund të them diçka të prerë.”

Share: