Home KRYESORE Bashkim më i ngushtë apo vetëm treg i përbashkët?

Bashkim më i ngushtë apo vetëm treg i përbashkët?

PD*6256406

Nga Joschka Fischer*

Në lojë në referendumin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar nëse do të qëndrojë apo jo si anëtare e Bashkimit Europian është vetë natyra e BE-së. Mbretëria e Bashkuar dëshiron një lloj të ndryshëm të Europës sesa ajo që prezanton BE-ja tani. Dëshira e saj është një Europë që konsiston në thelb vetëm në një treg të përbashkët. Edhe pse Britania prej kohësh ka qenë në gjendje të shmanget nga euro dhe shumë të tjera (dhe nuk është e detyruar në asnjë mënyrë të marrë pjesë në procesin e thellimit të bashkimit politik të Europës), ky është thelbi ideologjik i kontraversitetit.

Është një pyetje që e tejkalon debatin “Brexit” të Mbretërisë së Bashkuar. Fuqia në rritje e forcave euroskeptike në shumë shtete anëtare të BE-së ka ngritur të njëjtën problem mbi përmbajtjen, ku shumë besojnë se synimi i një bashkimi politik mund të ketë mbingarkuar shtetasit e shteteve anëtare dhe duhet të braktiset.

Ashtu si britanikët, shumë europianë kontinentalë po pyesin nëse rregullimi transkombëtar i institucioneve me bazë në Bruksel dhe një bashkim politik janë në fakt të nevojshëm. A do të mjaftonte një lidhje e lirshme e shtet-kombeve sovrane, që ndajnë bazën ekonomike të një tregu të përbashkët kontinental – model britanik? Përse të shqetësohen me të gjithë integrimin e komplikuar përfshirë Marrëveshjen Shengen, një bashkim monetar dhe rregullimet e BE-së, që në fund nuk funksionon siç duhet dhe vetëm sa dobëson konkurrencën globale të shteteve anëtare?

Duke parë historinë europiane të pasluftës, bëhet më e qartë se ky debat ka qenë me ne thuajse që prej fillimit. Fokusi i Mbretërisë së Bashkuar në vitet 1950 dhe 1960 ishte ende kryesisht në Komonuelth. Procesi i integrimit europian – që synonte të tejkalonte armiqësinë franko-gjermane dhe pajtimin e potencialit industrial të Gjermanisë Perëndimore me stabilitetin europian (dhe për ta marrë nën ombrellën e sigurisë së SHBA dhe NATO-s, duke përjashtuar mundësinë e kthimit të luftës në Europë) – ishte margjinal për shqetësimet e saj.

Pasi u nënshkrua Traktati i Romës në vitin 1957 në Komunitetin Ekonomik Europian (EEC), Lidhja Europiane e Tregtisë së Lirë (EFTA) u krijua nën lidershipin britanik disa vite më vonë. Synimi i EFTA-s ishte bashkimi doganor dhe një treg i përbashkët dhe ishte projektuar nga fillimi për të konkurruar me EEC, veçanërisht në Europën veriore dhe mes shteteve neutrale. Por nuk ia doli kurrë.

Arsyeja përse EFTA dështoi të kryesojë është edukative: Bazohej vetëm në interesat ekonomikë dhe nuk ndiqte ide të tjera. EFTA nuk ka shpirt dhe kjo mungesë e bëri atë të pamundur për të konkurruar me BE-në embrionale.

Sigurisht, interesat ekonomikë kanë qenë të larta në ruajtjen e progresit të BE-së; por ideja e bashkimit të Europës e tejkaloi bashkimin e thjeshtë ekonomik. Bëhej fjalë dhe ende bëhet fjalë për tejkalimin e fragmentimit europian përmes procesit të integrimit që fillon me ekonominë dhe mbaron me politikën. Winston Churchill e dinte këtë, siç mund të shihet nga fjalimi i tij në Zyrih në vitin 1946 – që ia vlen të lexohet sot – në të cilin ai bëri thirrje për një “Shtetet e Bashkuara të Europës”.

BE-ja është projekti kryesor politik i Europës. Ajo është përpjekur dhe deri tani ia ka dalë të mësojë nga shekujt në dukje luftërash të pafundme, duke ndërtuar një sistem të ri shtetesh pan-europiane që nuk bazohet më vetëm në balancimin e pushtetit, por edhe në tejkalimin e rivaliteteve kombëtare duke institucionalizuar interesat dhe vlerat e përbashkëta. BE-ja ka arritur gjëra madhështore dhe kjo nuk duhet harruar as gjatë krizës aktuale.

Gabimi britanik është supozimi se një synim i vetëm, një treg i përbashkët për Europën, mund të ndodhte pa asnjë integrim më të madh politik në kuptimin afatgjatë. Në mënyrë që të funksionojë, një treg i përbashkët kërkon një delegim substancial të sovranitetit dhe rregullim të gjerë europian. Në fakt, BE-ja nuk mund t’i shpërfillë shtetet-kombe apo institucionet dhe politikat e përbashkëta pa vënë në rrezik veten. Të dyja janë themelet e saj anësore.

BE-ja u karakterizua nga ky dualitet që nga fillimi: Një konfederatë me elementë federalë dhe institucione të integruar. Kushdo që e vë në pikëpyetje këtë dualitet vë në pyetje të gjithë sistemin, e për më tepër duke marrë parasysh se status quo-ja aktuale e BE-së është e favorshme për stabilitetin rezistent. BE-ja do ta arrijë stabilitetin e qëndrueshëm vetëm kur të ketë ndërmarrë hapat kritikë ndaj federalizmit të pastër.

Kjo është arsyeja përse shumica e shteteve anëtare të BE-së nuk duhet ta braktisin kurrë synimin për një “bashkim më të afërt”. Mbretëria e Bashkuar nuk e ndan këtë synim dhe nuk ka përse. Por e ardhmja e BE-së varet nga ndjekja e tij. Gjithçka tjetër është çështje e kompromiseve pragmatike, për të cilat ekziston shumë liri veprimi.

*ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë

Share: